Flash

Nga shteti më i varfër në Amerikën e Jugut, në më të pasurin e botës?

Lapsi.al 9 May 2019
Nga shteti më i varfër në Amerikën e Jugut, në më

Shteti i dytë më i varfër i Amerikës së Jugut, Guyana, po përgatitet për një bum në industrinë e naftës që mund ta katapultojë në shtetin më të pasur të kontinentit, e pse jo edhe të botës.

“Shumë njerëz ende nuk e kuptojë se sa e madhe është kjo gjë”, tha Nëntorin e shkuar Ambasadori amerikan në Guyana, Perry Holloway.

Ai tha se në vitin 2020 Prodhimi i Brendshëm Bruto i këtij vendi do të rritet nga 300% në 1000%. “Kjo është gjigante. Ju do të jeni vendi më i pasur në hemisferë dhe potencialisht vendi më i pasur në botë.” 

Mund të tingëllojë e ekzagjeruar, por me një popullsi prej vetëm rreth 750 mijë banorësh, të ardhurat e Guayanas për frymë do të kapin qiellin.

“ExxonMobil”, operatori kryesor në Guyana thotë se ka zbuluar më shumë se 5.5 milionë fuçi nafte në ujërat e këtij shteti në Oqeanin Atlantik.

Ish-kolonia britanike, shteti i vetëm anglisht folës në Amerikën e Jugut, aktualisht ka papunësi të madhe dhe varfëri të skajshme.

Zbulimi i naftës bart edhe rreziqet e veta. Rezervat e mëdha të naftës në shtetet e tjera në zhvillim kanë përkeqësuar korrupsionin ekzistues në këto vende, duke sjellë humbjen dhe vjedhjen e kësaj pasurie marramëndesë, shkruan tvklan.

Guyana ndodhet përballë sfidës që këtë pasuri ta shpërndajë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë banorët e këtij shteti të vogël. Por një krizë politike e muajve të fundit, e shoqëruar me protesta, shihet si një shenjë e hershme, jo e mirë, në këtë shtet.

Në Sophia, një prej lagjeve më të varfra të kryeqytetit Georgetown, BBC thotë se ka pak optimizëm.

Banorët janë të shqetësuar se nafta mund të sjellë më shumë të këqija për ta sesa të mira. Kjo si pasojë e ngjarjeve në nivelin politik, shkruan tvklan. Ndërsa si shembull të këqij tregojnë zhvillimet në shtete si Guinea, Nigeria dhe Venezuela.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI