Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje
Po si qëndron e vërteta në një kohë që mbrojtësit e Edi Ramës i mohojnë publikisht këto fakte? Sa ka qenë kryeministri i Shqipërisë i ngërthyer në këtë aventurë? Po të lexosh me vëmendje qëndrimin zyrtar të qeverisë së Tiranës, ai duket korrekt dhe i matur. Formula është e përcaktuar me kujdes: “Shqipëria mbështet një zgjidhje që ka konsensus mes palëve në Kosovë dhe një marrëveshje që mbështetet nga BE dhe Bashkimi Europian. Nëse i referohesh këtij qëndrimi gjithçka është ok dhe Tirana duket jashtë kulisave me vizatime hartash që janë skicuar në Bruksel apo Romë. Por, shpesh herë Edi Rama e ka kapërcyer këtë formulë korrekte duke u renditur edhe publikisht në mbështetje të tezës së ndryshimit etnik të kufijve (lexo në shkrimet poshtë si ishte konceptuar ajo, sa merrte Serbia dhe sa Kosova).Skenarët/ Si do të ndahen kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës (hartat)
Le Monde publikon planin. Kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë
Hera e parë që ai e hodhi këtë hap, qe një muaj e gjysëm pasi Hashim Thaçi e bëri publik qëndrimin e tij. Në mesin e këtij gushti, Rama u shfaq në emisionin “Open” të Eni Vasilit ku çuditi me qëndrimet e tij. Pavarësisht se këmbënguli disa herë se ishte shpejt që ai të prononcohej: "Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem", ai lëshoi edhe fraza që do të mbahen mend gjatë. Ai në një farë mënyre konfirmoi zërat se ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që do të coptonte Kosovën, pjesa e mbetur e së cilës do të bashkohej në një Shqipëri më të madhe. "Pse nuk flisni për mundësinë e bashkimit kombëtar", "kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet", shtoi ai. Rama këmbënguli se "në mendimin tim SHBA është pro marrëveshjes" (lexo poshte) duke zgjedhur vetëm argumenta që shkonin në favor të saj.Deklaratë e fortë e SHBA-ve: Thaçi dhe Vuçiç kanë mbështetjen tonë
Por, kulmin kryeministri shqiptar e arriti duke bërë në këtë intervistë, atë që s’do ta kishte imagjinuar kurrë ta nxirrte nga goja më parë. Në prill 2018, ai i pati premtuar Angela Merkelit në një takim në Berlin se ai qe kundër aventurës së shkëmbimit të kufijve, por kur u pyet në "Open" për divergjencat me kancelaren ai guxoi: "Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares". Tre muaj më pas, ai vazhdoi në të njëjtën rrugë. Gjatë vizitës folklorike në Prishtinë dhe në Pejë, Rama doli hapur në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi që ishte vënë në syrin e ciklonit pikërisht për shkak të lojës okulte të shkëmbimit të territoreve që po bënte me Vuçiçin. Rama, natyrisht nuk e përkrahu publikisht idenë, por sulmoi të gjithë kundërshtarët e Hashimit me shprehjen tashmë të famshme: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar vetë është gomar”.Rama në krah të Haradinajt: Kush thotë që Thaçi është tradhtar është gomar
Ndërsa në fillim të këtij viti, ai doli pothuajse hapur me planin e tij kur shkarkoi nga detyra ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, që kishte mbajtur të njëjtin qëndrim si Merkel, për hapjen e kutisë së Pandorës, duke e zëvendësuar atë me Gent Cakajn. Pra për më shumë se gjysëm viti kryeministri shqiptar ka bërë gjithçka ka pasur në dorë në qëndrimet publike (përveç bisedave dhe angazhimeve private) për ta shtyrë përpara projektin e ndryshimit të kufijve në baza etnike. Dhe qëndrimet e tij qenë të njëjta deri në momentin kur edhe vetë Hashim Thaçi filloi të zbusë tonet dhe të flasë për ndryshime të vogla të vijës kufitare si ato që Kosova bëri gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Pas kësaj, Edi Rama u kthye sërish tek teza korrekte zyrtare se Tirana mbështet çdo zgjidhje që e pranon Kosova dhe që e mbështesin SHBA dhe BE. Por, pavarësisht nga kjo, në rrugën 10 mujore të aventurës për ndryshimin e kufijve, Edi Rama nuk ka lënë pak gjurmë. Ai e ka përkundur në ëndrra këtë ide, nga e cila priste një bashkim të mundëshëm me Kosovën si të vetmen shpresë për të hapur një cikël të ri personal në politikë. ©Lapsi.al