Flash

Koreja e Veriut vijon testet bërthamore, Washington-i në panik

Lapsi.al 9 May 2019
Koreja e Veriut vijon testet bërthamore, Washington-i në panik

Koreja e Veriut vijon me testimin e armëve bërthamore, një javë pasi lëshoi një raketë me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Detit të Japonisë. Agjencia koreano-jugore e lajmeve ka bërë me dije se autoritetet shtetërore përkatëse po analizojnë detajet e këtij veprimi që vjen në vazhdën e politikës së jashmte agresive dhe të paparashikueshme të liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Joung Un-it.

 

 

Në optikën e ekspertëve të politikës ndërkombëtare, hedhja më e fundit e një rakete nga një lokacion në veriperëndim të kryeqytetit të Phenian-it, është në funksion të përpjekjes së vazhdueshme të Koresë së Veriut për të shtuar presionin mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Samitit të dështuar vietnamez.

Testimi i armëve bërthamore nga Koreja e Veriut është kthyer tashmë në një “rutinë”, në kushtet e mungesës së arritjes të një marrëveshjeje çnuklearizimi, apo të një pakti që do të garantonte rishkimin dhe lehtësimin e sanksioneve të SHBA-ve. Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan ka mbërritur në Korenë e Jugut për gjetjen e një zgjidhjeje që do t'i jepte fund matjes së forcave në shërbim të sigurisë ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI