Flash

Iu gjetën armë në shtëpi, vetdorëzohet vjehrri i Fatbardh Licit

Lapsi.al 9 May 2019
Iu gjetën armë në shtëpi, vetdorëzohet vjehrri i

Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës shtetasi Remzi Kulli, vjehrri i Fatbardh Licit, ky i fundit i vrarë në 10 gusht të 2018-ës. Arsenali i armëve i gjetur në fshatin Luarës në një banesë të braktisur në Velipojë janë marrë përsipër pikërisht nga shtetasi Remzi Kulli, 57 vjeç nga Shkodra. Katër ditë më parë gjykata e shkallës së parë vendosi “arrest me burg” për këtë shtetas.

Arsenali i armëve që nga policia dyshoheshin se janë lënë nga Ibrahim Lici, shtetas i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali u morën përsipër nga Remzi Kulli i cili u vetëdorëzua. Personi që ka marrë përsipër arsenalin e armëve të gjetura nga policia në Luarës të Velipojës ka deklaruar në gjykatë se 10 ditë para se të vritej dhëndrri i tij Fatbardh Lici i ka dërguar armët në atë vend bashkë me të.

Mbrojtja kërkoi një masë më lehtësuese për shtetasin Remzi Kulli duke qenë se ka pranuar se armët janë të tijat por gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi “arrest me burg”.

Në 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion atje duke menduar fillimisht për ndonjë bazë droge. Policia nuk arriti që të identifikojë se kush ka qëlluar nga mjeti tip Golf pasi personat janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh. Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Licit dhe banesa e tij ka të paktën 5 vite e braktisur.

Pas kësaj bingoje rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Lici mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policies por para 4 ditësh shtetasi Remzi Kulli ka marrë përsipër autorësinë, i cili është vjehrri i Fatbardh Licit, xhaxhai i Ibrahimit. Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motorçiklete.

Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale por autori i vetëdorëzuar Remzi Kulli ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se armët janë aty që në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar.

Të këshilluara

Nis samiti i Brdo-Brijunit

Ka nisur sot në Tiranë samiti i Brdo-Brijunit, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta ku janë mbledhur edhe lidërët kryesorë të Ballkanit dhe përfaqësues të lart...

09:32

Goditje tërmeti në vend

Lëkundja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka pasur epiqendrën në Pajun, zonë që ndodhet 15 kilometra në Perendim të Elbasanit. Sipas ...

08:55

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI