Flash

Flet Vuçiç: Pse nuk dola në foto me Ilir Metën (VIDEO)

Lapsi.al 9 May 2019
Flet Vuçiç: Pse nuk dola në foto me Ilir Metën (VIDEO)

Në mediat serbe ka bërë jehonë një incident në nisje të samitit të Brdo-Brijunit me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.

Kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale pamjet se si Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk qëndroi për të bërë një foto me Presidentin shqiptar Ilir Meta, presidenten e Kroacisë, Kitarovic dhe atë presidentin slloven, Pahor.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/videoplayback.mp4"][/video]

Ky moment ka marrë komente të shumta. Fillimisht u tha se ishte Vuçiç ai që nuk pranoi të dalë në foto. Më pas kishte komente se bëhej fjalë për një keqkuptim. Mbi të gjitha këto vetë Vuçiç ka thënë për mediat serbe se ishte një keqkuptim.

“Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me Kolindën, Pahorin dhe Metën, por ajo nuk ishte diçka zyrtare” - tha Vuçiç.

Ndërsa për atë shtrëngim duarsh me Hashim Thaçin në prezencë të Federica Mogerinit, Vuçiç tha se e kishte parë dhe i kishte dhënë dorën.

“Nëse tani po merreni se ishte një shtrëngim duarsh i ftohtë, apo nuk e di. Merreni si të doni. Ishte një takim në një bufe ku kishte edhe çaj të ngrohtë” – e ka mbyllur Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Peqin, dhunohet dhe grabitet një tregtar

Një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme. Mësohet se Skënder Beqiri 75 vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortë...

19:03

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI