Flash

E akuzuan për ndërhyrje estetike, flet Bebe Rexha

Lapsi.al 9 May 2019
E akuzuan për ndërhyrje estetike, flet Bebe Rexha

Pas suksesit të saj në skena ndërkombëtare, Bebe Rexha është kthyer në një nga emrat më të komentuar, jo vetëm nga mediat apo fansat e saj, por edhe nga kolegët. Së fundmi, kanë qarkulluar disa thashetheme se thonë që këngëtarja shqiptare ka bërë operacione plastike në hundë dhe në vithe. Gjatë intervistës së saj për revistën ‘Health’, Bebe i ka sqaruar njëherë e mirë këto thashetheme, madje dhe ka qeshur me to. “Unë mendoj se është për të qeshur. Një miku im është stilist dhe punon me shumë emra të tjerë të njohur në industri dhe ato kanë folur për vithet e mia pa e ditur se ai është miku im. Ato thonë: ‘Është kaq fallco’, ndërsa ai i kthehet: ‘Unë e njoh atë vajzë gjatë gjithë jetës time dhe e di që nuk është fallco’. Nuk e kam bërë asnjëherë hundën operacion dhe as vithet”, ka sqaruar Bebe. Këngëtarja rrëfeu se ka probleme me septumin në hundë dhe me infeksionin e sinozitit, por ka frikë t’i nënshtrohet operacioneve. “Nëse do bëja operacion një ditë, do e tregoja. Po e mendoj të bëjë një ngritje të gjoksit një ditë, sepse nëse ndihem unë mirë, pse jo?”, vazhdon ajo. Kujtojmë se Bebe është kritikuar shpeshherë në lidhje me linjat e saj, megjithatë këngëtarja shqiptare duket se ka vendosur t’i kalojë këto situata me sportivitet.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI