Flash

“Bomba” e Kryemadhit: "Mogi" puthet në buzë me Ramën

Lapsi.al 9 May 2019
“Bomba” e Kryemadhit: "Mogi" puthet në buzë me

Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi mjaft akuzua mbi qeverinë Rama. E pyetur mbi vlerësimin që Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini i bëri reformës në drejtësi, ajo tha se nuk habitej nga vlerësimet e “Mogit” siç e quajti ajo, ndërsa shkoi më tej kur tha se ajo “puthet në buzë me Ramën”.

“Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhen zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve. Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”, - tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se Rama është i rrëzuar, ndërsa e akuzoi atë se përdor ambasadorët e Shqipërisë për të shantazhuar gazetarët e huaj.

“Edi Rama është i rrëzuar por mos harroni kë keni përballë, një kriminel të strukturuar me ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës. Ambasadat shqiptare në Europë kudo ku ka artikuj në media kundër qeverisë shkojnë deri aty sa edhe firmën e ambasadorit e përdorin për të shantazhuar gazetarë në media të ndryshme, qofshin këto latine apo anglosaksone. Kam unë e-mailet e mia…do t’i nxjerr, ka austriakë, ka francezë ka sa të duash” – tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI