Flash

Basha: Rama e mori mesazhin nga Europa, nuk ka negociata pa dënuar politikanët që vodhën në 2017-ën

Lapsi.al 9 May 2019
Basha: Rama e mori mesazhin nga Europa, nuk ka negociata pa dënuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka marrë mesazhin në lidhje me hapjen e negociatave nga Europa. Sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e vitit 2017. Në deklaratën e tij Basha i referohet fjalëve të nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, i cili u shpreh se për sa kohë nuk dënohen blerësit e votës në Shqipëri, grupi i tij nuk do të pranojë hapjen e negociatave për vendin.

"Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka.

Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve.

Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evropiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur", u shpreh Basha.

Sipas Bashës, "Dita e Europës" është makthi i kryeministrit Rama, për shkak se Europa është armiku numër 1 i autokratëve të lidhur me krimin.

"Evropa është armiku numër 1 i autokratëve të lidhur me krimin. Prandaj, sot Dita e Evropës është dita e të gjithë shqiptarëve, por nuk është dita e Edi Ramës, është makthi i Edi Ramës. Shqipëria Evropiane është makthi i Edi Ramës, makthi i hajdutëve që e shoqërojnë.

Ndaj dua tu them tellallëve të Edi Ramës se në këtë betejë nuk jemi futur për pushtet personal, por duam që kjo krizë kaq e thellë ekonomike shoqërore e shpirtërore, ky depresion ku e futi vendin Rama dhe klika e tij jo thjesht kapërcehet për ti lënë vendin një krize tjetër, por të lihet prapa njëherë e mirë, ndaj na duhet një reformë e thellë e sistemit politik. Të bëjmë të mundur që pas kapërcimit të kësaj krize, fati i çdo politikani të jetë i lidhur me fatin e qytetarëve. Pra, një reformë që do u kthejë qytetarëve atë që ua vodhi Edi Rama, vullnetin, votën", u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Të këshilluara

Gjykata jep vendimin për Klevis Balliun

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili u arrestua në protestën e banorëve të Astirit duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, është përballur sot me vend...

15:23

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI