Flash

Basha në Gjirokastër: Ulim çmimin e naftës me 300 lekë, rrisim pensionet në 250 mijë lekë

Lapsi.al 9 May 2019
Basha në Gjirokastër: Ulim çmimin e naftës me 300

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë nga Gjirokastra, premtimin e Partisë Demokratike për zotimin e uljes menjëherë së taksës së karburantit, uljen e çmimit të energjisë, rritjen e pensioneve minimale si edhe rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.

“Kjo do të jetë një reformë politike që do ti rikthejë qyetarëbe shqiptarë atë që u vodhi Rama, votën e lirë.

Qeveria e re e kryesuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, do ti japë fundit mjerimit social; do të godasë në zemër padrejtësitë që janë përballur qytetarët, me vjedhjen e pronave, largimin e padrejtë nga administrata, taskat lokale, me shpopullimin e fshatit që është i vetmi në Evropë që nuk merr subvencion por që merr vetëm kërbaç sa herë i del prodhimi në shitje; me shëndetësinë dhe ilaçet e skaduara; me arsimin e lartë ku sot ka 45 mijë studentë më pak në universitetet tona. Ky është kolapsi që e solli një njeri i etur për pushtet që e çoi vendin në prehrin e krimit të organizuar.

Ndryshimi i ri do ta bëjë të pamundur këtë lidhje të pushtetit me krimin.

Reforma e re do të mundësojë që çdo qeveri dhe cdo parlament të jetë peng vetëm i votës dhe vullnetit të shqiptarëve.

Në këtë mënyrë ne do të ulim menjëherë çmimin e karburantit me 300 lekë.

Do të ulim çmimin e energjisë duke e ulur me 40 përqind menjëherë.

Do të kemi subvencionin 100 milion euro për fermerët.

Do të nderojmë sakrificën e prindërve tanë, ku spikat zotimi ynë, pensioni minimal 250 mijë lekë në muaj.

Do ta ndalim eksodin e mjekëve dhe infermiereve, ku do të kemi rritja 1200 euro të pagave për mjekët dhe 700 euro për infermierët, të paktën ti përafrohemi Kosovës.

Do ti japim fund kolapsinit në Arsimin e Lartë, duke e dyfishuar buxhetin. Buxheti i dyfishuar do të rimbursojë me 100 përqind tarifat bachelor dhe mastër për studentët që vijnë nga familje që kanë pak se 640 mijë lekë në muaj të ardhura. Do të ketë kampuse teknokologjike, në disa qytete të vendit ku inxhinierët tanë të rinj të mos ikin jashtë vendit por të punësohen këtu”, premtoi Basha.

Të këshilluara

Gjykata jep vendimin për Klevis Balliun

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili u arrestua në protestën e banorëve të Astirit duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, është përballur sot me vend...

15:23

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI