Flash

Arta Marku zbulon detaje të reja nga hetimet për Llallën dhe grabitjen në Rinas

Lapsi.al 9 May 2019
Arta Marku zbulon detaje të reja nga hetimet për Llallën dhe

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku deklaroi në “Open” se hetimet ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla po vazhdojnë, por po priten letër-porositë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

“Në dijeninë time po vazhdon. Nuk mund të them se po zvarritet. Kam dijeni më të madhe pasi letër-porositë kalojnë përmes zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Di që nuk ka përgjigje nga autoritetet amerikane dhe gjermane të drejtësisë. Nuk është refuzuar informacioni. Priten përgjigjet”, - tha ajo.

Ndërkohë e pyetur për punën e paraardhësit të saj ajo tha: “Nuk është etike, nuk më takon mua që të flas për paraardhësin tim. Hetimi për kryeprokurorin”.

Ndërsa për dosjen e grabitjes në Rinas, ajo tha se është thuajse e zbardhur.

“Ajo dosje është pothuajse e zbardhur. Është punuar shumë mirë si rrallëherë”, - u shpreh.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI