Flash

5 deputetë të PS drejt dorëzimit të mandateve

Lapsi.al 9 May 2019
5 deputetë të PS drejt dorëzimit të mandateve

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se do të jetë kjo e shtunë dita kur do të shpallet lista me 61 kandidatë për kryebashkikë në zgjedhjet e 30 qershorit nga ana e PS. Por deri më tani është arritur të kuptohet se 5 deputetë të mazhorancës do të lënë Kuvendin për të zbritur në fushë-betejë për pushtetin lokal. Pesë deputetët që do të braktisin Kuvendin për një tjetër sfidë janë Pjerin Ndreu, Flamur Golemi, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belbaj.

Për të dalë në fushatë zgjedhore, Ndreu me shokë duhet të dorëzojnë mandatet e deputetëve dhe më pas të kandidojnë ligjërisht në garën për bashkitë përkatëse. Dhe, ashtu siç ligji e përcakton vakancat e krijuara nga largimi i tyre do të duhet të mbushen në Kuvend me emra të rinj nga listat shumëemërore të PS në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Referuar konstatimit të mësipërm, do të duhet të listojmë edhe emrat që mund të mbushin vendet e lëna bosh nga deputetët që do të garojnë në zgjedhjet lokale. Kështu, sipas listës për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit, tashmë të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Jaku mban postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017-s. Sa i përket deputetit Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës pritet të zëvendësohet nga Artemis Dralo, e cila aktualisht ban postin e zv.ministres për Europën dhe punët e Jashtme dhe është gjithashtu pedagoge në universitetin e Gjirokastrës.

Ndërkohë në Pogradec, deputeti Ilir Xhakolli do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të shërbimit spitalor në Korçë. Një lajm i mirë edhe për kryetarin e FRESSH, Eljo Hysko pasi mandati i lënë nga Rakip Suli në Tiranë, sipas ligjit i takon atij.

Në qarkun e Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të kandidojë për bashkinë Përrenjas, do të zëvendësohet nga Florenc Spaho, i cili është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe nënsekretar organizativ për Elbasanin./shqip/

Të këshilluara

Gjykata jep vendimin për Klevis Balliun

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili u arrestua në protestën e banorëve të Astirit duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, është përballur sot me vend...

15:23

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI