Flash

Vendet e Quintit i "tërheqin veshin" Vuçiçit: Vetëpërmbajtje në konfliktin me Kosovën

Lapsi.al 8 May 2019
Vendet e Quintit i "tërheqin veshin" Vuçiçit:

Ambasadorët e shteteve të Quintit (SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania), i kanë bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të tregojë vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, me qëllim rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në një takim të zhvilluar në ditën e sotme,  ku ka qenë e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët, Federica Mogherin, Vuçiç ka dhënë garancinë se pala serbe do të rifillojë bisedimet me ndërmjetësimin e Unionit, sapo Prishtina zyrtare të shfuqizojë taksën prej 100 % kundrejt mallrave dhe produkteve me origjinë nga Serbia.

Mësohet se gjatë bisedës që është mbajtur me dyer të hapura, kreu i shtetit serb ka diskutuar me ambasadorët për Samitin e Berlinit, që mblodhi të hënën e kaluar liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një takim informal me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Të këshilluara

Sekuestrohen 19.5 ton kokainë në Ukrainë

Doganierët ukrainas dje në Odesa kanë sekuestruar dërgesë rekord të kokainës nga Kolumbia, rreth 19,5 tonë. Kokaina është fshehur në kanta plastike me ngjyrë...

12:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI