Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, u arrestua ditën e djeshme gjatë protestës së banorëve të Astirit. Ai ka akuzuar policinë për dhunë gjatë shoqërimit për në komisariatin nr. 6.
Balliu ka kërkuar kryerjen e një aktekspertimi për dhunën, të kryer tashmë nga mjekët ligjorë, të cilët edhe kanë përpiluar një raport, i cili i është dërguar prokurorisë.
Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.