Flash

Trump do të presë Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 8 May 2019
Trump do të presë Viktor Orban në Shtëpinë e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, përcjell REL. Takimi do të zhvillohet më 13 maj, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Marrë parasysh lidhjet e kahmotshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë, presidenti dhe kryeministri do të diskutojnë mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, energjinë dhe sigurinë kibernetike”, thuhet në njoftim.

Si udhëheqës të vendeve të NATO-s, Trump dhe Orban “do të eksplorojnë mundësitë për të përmbushur shumë përgjegjësi të sigurisë kombëtare të vendeve të tyre”, thuhet po ashtu në njoftim.

Orban është udhëheqës nacionalist, i cili shpesh është përplasur me Bashkimin Evropian për fushatat e tij kundër migrantëve dhe për reformat në gjyqësor.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI