Flash

Shkodër/ I zhvati qytetares 10000 euro, në pranga 49-vjeçari

Lapsi.al 8 May 2019
Shkodër/ I zhvati qytetares 10000 euro, në pranga 49-vjeçari

Policia e qytetit të Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale, B.A., 49 vjeç, nën akuzën e mashtrimit kundrejt përfitimit të vlerave monetare. Mësohet se janar të vitit 2018, i ndaluari i ka premtuar shtetases B.P., marrjen e liçencës në degën e mësuesisë në këmbim të shumës prej 6000 eurosh, si edhe përftimin e një të drejte studimi jashtë vendit për të birin për vlerën e 4000 eurove.

Në të njëjtën kohë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me iniciale B.P. dhe E.S., respektivisht për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Të këshilluara

3 deputet nga listat e PD betohen në Kuvend

3 deputetë nga listat e PD janë betuar ditën e sotme në Kuvend në nisje të seancës Parlamentare. Kujtim Gjuzi, Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama, morën mandatin e ...

10:32

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI