Flash

Ramën e lëshojnë nervat, i referohet Haradinajt si budalla dhe gënjeshtar

Lapsi.al 8 May 2019
Ramën e lëshojnë nervat, i referohet Haradinajt si budalla dhe

Teksa homologu i tij kosovar ka përfocuar akuzat ndaj tij duke e akuzuar si pjesë të një komploti për ndarjen e Kosovës, edhe kryeministri Edi Rama ka përfocuar tonet nga Tirana. Pa përmendur emër, Rama shkoi deri aty sa Haradinaj iu referua si budalla dhe gënjeshtar që po artikulon gënjeshtra jashtë çdo realiteti. Pjese nga fjala e Rames.

Sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar në mënyrë të fshehtë një hartë të re të botës më kujton atë shprehjen që: "Sa pa dalë facebooku, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet". Sot jetojmë në një botë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe dhe ajo porosia e një manuali të agjitacionit nazist që thoshte nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme është në përdorim të përditshëm për të goditur kundërshtarë, për të sulmuar njerëz, për të masakruar karaktere, personalitete, individë në gjitha nivelet duke përfituar nga facebooku dhe mundësia për të torolisur të gjithë dynjanë me gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe me budallallëqe të rrezikshme. Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshin shtete dhe jo dy shtete por të gjitha shtetet e botës, që përfshin parlamente, parti politike, shoqëri, vendime referendare në fund, mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojë në gjithë këtë proces që thashë si miu nën mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund. Por unë besoj që jo. Çdo njeri i arsyeshëm, çdo shqiptar me mend në kokë e kupton që kjo është e gjitha një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme që pikërisht të mund të shitet dhe të blihet në territorin e marrëzisë online. Për më shumë do të angazhohem dhe do të shpjegoj më tutje kur të më jepet mundësia.

Të këshilluara

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Sipas Lulzim Bashës, zgjedhje lokale nuk do të ketë më 30 qershor dhe se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Basha theksoi se data nuk është ...

16:42

Myslym Murrizi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Myslym Murrizi është zgjedhur nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi ...

15:55

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI