Flash

New York Times/ Bizneset e Trump rreth 1.2 miliardë humbje

Lapsi.al 8 May 2019
New York Times/ Bizneset e Trump rreth 1.2 miliardë humbje

Mes viteve 1985 dhe 1994 aktivitetet e drejtuara nga Donald Trump kanë shënuar një humbje prej rreth 1.2 miliardë dollarësh. Kjo rezulton nga deklaratat fiskale të prezantuara në këto vite dhe të siguruara nga NYT.

Trump nuk ka paguar taksa federale për fitimet prej 8-10 vitesh duke patur parasysh ligjin sipas të cilit sipërmarrësit mund të shfrytëzojnë humbjet për të evituar taksat mbi të ardhurat e ardhshme. Zbulimi i Nju Jork Times, vjen në një kohë kur ka një përplasje institucionale për deklaratën e të ardhurave të Trump mes shtëpisë së bardhë dhe kongresit, shkaktuar nga refuzimi i presidentit për të publikuar taksat e tij, një thyerje kjo e traditës së ndjekur në të shkuarën nga të gjithë presidentët.

Sidoqoftë, ajo që nuk po arrihet në kongres, mund të arrihet në shtetin e Nju Jorkut. Në parlamentin e këtij shteti do të prezantohet orët e ardhshme një ligj që do ti lejojë komisioneve kompetente të sigurojnë deklaratat e të ardhurave personale të prezantuara nga manjati në shtetin në të cilin ai banon dhe në të cilin janë bazuar aktivitetet e tij.

Sipas Nju Jork Tajms, manjati nuk ka asnjë interes ti bëjë publike deklaratat fiskale pasi ato mund të nxjerrin në dritë parregullsi dhe të cënojnë imazhin e njeriut të aftë të biznesit dhe të marrëveshje-bërësit, mbi të cilin Donald Trump ka ndërtuar karrierën e tij politike.

Të këshilluara

Sekuestrohen 19.5 ton kokainë në Ukrainë

Doganierët ukrainas dje në Odesa kanë sekuestruar dërgesë rekord të kokainës nga Kolumbia, rreth 19,5 tonë. Kokaina është fshehur në kanta plastike me ngjyrë...

12:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI