Flash

Mogherini: Qytetarët të mos privohen nga zgjedhjet

Lapsi.al 8 May 2019
Mogherini: Qytetarët të mos privohen nga zgjedhjet

Shefja për politikën të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka dhënë gjithë mbështetjen e saj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shqiptare. Gjatë konferencës për media me kryeministrin, Mogherini deklaroi se Shqipëria ka sjellë rezultate konkrete me reformat, duke përmenduar atë në drejtësi, për të cilën tha se vendi është shembull edhe për vende anëtare të BE-së.

Sipas Mogherinit, Shqipëria duhet ta marrë çeljen e negociatave, por ky vendim tani është në dorën e vendeve anëtare.

Ajo iu ka kërkuar palëve politike të jenë të bashkuara për të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe t’i lënë mënjanë ndasitë. Madje Mogherini theksoi se qytetarët nuk duhet të privohen nga zgjedhjet vendore, duke iu referuar atyre të 30 qershorit.

"Ne besojmë që partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën përgjegjësive. Qytetarët të mos privohen nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është një mesazh i fortë dhe i bashkuar i gjithë institucioneve të BE-së.

88% e qytetarëve shqiptarë ka një ndjesi pozitive ndaj BE-së. 92% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin objektiv anëtarësimin në BE dhe kjo ngarkon me përgjegjësi të gjithë udhëheqësit politikë.

Për mua në një farë mënyre kjo është mënyra më e mirë për të festuar ditën e Europës nesër. Jam krenare që ditën e Evropës do ta festoj në Tiranë. Tek unë mund të mbështeteni. Në interesin e BE-së që ta fillojmë procesin e negociatave”, deklaroi Mogherini.

Të këshilluara

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Sipas Lulzim Bashës, zgjedhje lokale nuk do të ketë më 30 qershor dhe se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Basha theksoi se data nuk është ...

16:42

Myslym Murrizi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Myslym Murrizi është zgjedhur nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi ...

15:55

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI