Flash

Lirohen nga burgu dy anëtarët e dyshuar të grupit "Bajri", Gjykata u jep masën "arrest shtëpie"

Lapsi.al 8 May 2019
Lirohen nga burgu dy anëtarët e dyshuar të grupit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur për lirimin e Denis Brajoviçit dhe të Klaudio Hoxhalliut, të arrestuar shtatorin e kaluar si anëtarë të grupit “Bajri”.

Sipas instancës së gjykimit, nuk ka prova për të faktuar se Brajoviçi dhe Hoxhallliu kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale, apo për të mbështetur akuzën e “Përkrahjes së autorit”. Të dy të liruarit do t’i nënshtrohen masës “arrest shtëpie”.  Vlen për t’u kujtuar se Hoxhalliu ishte pronari i ambientit ku u arrestua Safet Bajri, i konsideruar si “koka” drejtuese e grupit.

Anëtarët e grupit “Bajri” akuzohen për disa vepra të rënda penale, siç janë: trafiku i drogërave, gjobvënia, vrasja, apo shantazhi.

Më herët, Krimet e Rënda ndryshuan masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” edhe për Emrah Plakun, një prej të arrestuarve si pjesë e bandës kriminale.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI