Flash

Kandidati i PD-së i gris Ruçit mandatin në fytyrë

Lapsi.al 8 May 2019
Kandidati i PD-së i gris Ruçit mandatin në fytyrë

Kandidati i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, reagoi në një mënyrë të pa parashikuar në Kuvend ditën e sotme, duke refuzuar të marrë mandatin e deputetit në momentin e betimit. Së bashku me deputeten Rudina Hajdari, ai është thirrur më parë edhe në Ambasadën e SHBA-së për të pranuar mandatin e deputetit.

Hoxha ka bërë fillimisht kërkesë në KQZ për të marrë mandatin, por duket se ai kishte planifikuar një tjetër skenar. Ai është shprehur se e ndërmori veprimin në emër të babait të tij ndjerë, Fatmir Hoxha, i burgosur politik në regjimin komunist.

E gjithë loja e luajtur nga Indrit Hoxha, ishte thjesht për të diskredituar publikisht qeverinë në parlamentin për të cilin u shpreh se ndjen neveri.

“Refuzoj te marr mandatin ne një parlament ilegjitim ku ne karrigen e Kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi për varjen e poetit Havzi Nela”, u shpreh ai.

Indrit Hoxha lëshoi një valë akuzash ndaj qeverisë, por dhe individëve të përveçëm. Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, e akuzoi si urdhërues të vrasjes së Arben Brocit dhe shokëve të tij në masakrën e 2 Prillit.

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e Ruçit, i cili me shpërfillje pasi i tha se deklaratat mund t'i kishte bërë jashtë parlamentit, i uroi edhe suksese në jetë.

“Këto deklarata mund ti bëje jashtë Parlamentit. Vetë keni kërkuar të merrni mandatin e deputetit. Gjithesesi, suksese në jetë!”, u shpreh Ruçi.

 

Të këshilluara

3 deputet nga listat e PD betohen në Kuvend

3 deputetë nga listat e PD janë betuar ditën e sotme në Kuvend në nisje të seancës Parlamentare. Kujtim Gjuzi, Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama, morën mandatin e ...

10:32

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI