Flash

E ardhmja e globit në rrezik, 8 vende të BE-së paraqesin propozimin emergjent për klimën

Lapsi.al 8 May 2019
E ardhmja e globit në rrezik, 8 vende të BE-së paraqesin

Tetë vende evropiane, Franca, Belgjika, Danimarka, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku bëhet thirrje për implemtimin e një strategjie ambicioze për trajtimin e ndryshimeve klimatike. Deklarata parashtron kërkesën për shpenzimin e çerekut të buxhetit të Bashkimit Evropian për luftimin e problemeve të shfaqura prej ngrohjes globale .

Strategjia përfshin edhe propozimin për ndërprerjen e plotë të emetimit të gazrave serrë deri në vitin 2050. Në deklaratë nënvizohet se këto masa duhet të ndërmerren në emër të ruajtjes të së ardhmes së njerëzimit prej ndikimeve thellësisht negative të ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, për ditën e enjte është parashikuar të mbahet në Rumani një Samit mes liderëve të vendeve evropianë. Në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë e ardhmja e Evropës dhe strategjia e BE-së për çështjet e klimës përgjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Të këshilluara

Sekuestrohen 19.5 ton kokainë në Ukrainë

Doganierët ukrainas dje në Odesa kanë sekuestruar dërgesë rekord të kokainës nga Kolumbia, rreth 19,5 tonë. Kokaina është fshehur në kanta plastike me ngjyrë...

12:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI