Kryeministri i Australisë Scott Morrison është sulmuar me vezë nga një protestues gjatë fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas BBC autore e sulmit ishte një 25-vjeçare që u arrestua më pas nga policia.
Në një postim në Twitter, pas ngjarjes kryeministri tha se ishte një sulm frikacakësh dhe se ishte shqetësuar për një grua të moshuar që u rrëzua në këtë incident. Motivet e sulmit janë ende të paqarta. ©LAPSI.al