Flash

VIDEO/ Policia e shtetit injoron qytetarët e plagosur në protestën e Astirit

Lapsi.al 7 May 2019
VIDEO/ Policia e shtetit injoron qytetarët e plagosur në

Policia e shtetit bëri një njoftim pasditen e së martës duke nënvizuar se nga protesta banorëve të Astirit gjatë paradites u plagosën 4 efektivë.

“Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat "Shqiponja" dhe 1 nga FNSH. Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit” - thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.

Pamjet e protestës së banorëve të Astirit të cilët tentuan të bllokonin rrugën e kryeministrit Edi Rama i panë të gjithë. Nga përplasja e dhunshme u pa se si u plagosën edhe disa qytetarë, por për ta policia e shtetit duket se nuk do t’ja dijë!!! Por ndërsa kreu i policisë së shtetit viziton policët e fashuar kokë e këmbë nuk thotë asnjë fjalë për qytetarët e vendit të tij. A nuk është policia e shtetit e të gjithëve? ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI