Flash

Shtëpia e Bardhë refuzon të publikojë të dhënat financiare të Trump

Lapsi.al 7 May 2019
Shtëpia e Bardhë refuzon të publikojë të dhënat

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të deklarojë taksat e presidentit Donald Trump, duke argumentuar se kërkesa e demokratëve nuk bazohet në një qëllim legjitim legjislativ. Trump i ka konsideruar përpjekjet për të pasur akses tek taksat si një cënim flagrant të privatësisë, përmes të cilit synohet të dëmtohet reputacioni i tij.

Ndërkaq, një javë më parë, Trump paditi dy bankat prestigjioze “Deutch Bank” dhe “Capital One”, për të parandaluar përmbushjen e kërkesës së demokratëve për dorëzimin në Kongres të të dhënave të tij financiare, në kuadër të akuzave për implikimin e mundshëm të Rusisë në fushatën elektorale për zgjedhjet e nëntorit të vitit 2016.

Në padinë e ngritur kundër “Deutsche Bank” dhe “Capital One” e nënshkruar në emër të Organizatës “Trump”, si edhe nga tri fëmijët e mëdhenj të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Eric, Ivanka dhe Donald Jr., argumentohet se nuk ka bazë ligjore për hetimin e të ardhurave të akumuluara nga tërësia e bizneseve të familjes presidenciale. Megjithatë, demokratët kanë treguar vendosmërinë për t’i shkuar gjer në fund kërkesës së tyre.

Të dyja bankat janë të përfshira në projektet e presidentit Trump në fushën e pasurive të patundshme. Deri më tani, vetëm nga ana e “Deutsche Bank”-u ka pasur një reagim për të përditshmen amerikane “Neë York Times”, ku sigurohet angazhimi për t’iu disponuar informacionin e këkuar të gjitha hetimeve të autorizuara.

Në raportin përfundimtar të hetimit që u bë publik rreth tri javë më parë, Këshilltari Special, Robert Mueller, shpjegonte se ndërsa janë identifikuar lidhje të shumta  ndërmjet individëve që kishin lidhje me qeverinë ruse, dhe individëve të lidhur me fushatën e Trump, dëshmitë nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur akuzat penale.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI