Flash

Rudina Hajdari: Një mandat deputeti në Shqipëri kushton 1 milion euro

Lapsi.al 7 May 2019
Rudina Hajdari: Një mandat deputeti në Shqipëri kushton 1 milion

Deputetja demokrate Rudina Hajdari, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore, deklaroi se Shqipëria ka arritur në situatën ku një mandat deputeti kushton 1 milion euro. Sipas Hajdarit, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë demokratike por janë kthyer në treg të zi për blerje deputetësh. Më tej kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat u shpreh se komisioni duhet të gjejë një sistem në mënyrë që të gjithë shqiptarët të jenë të përfaqësuar.

“Reforma e re do të jetë shumë ambicioze, pasi kemi kohë që kërkojmë zgjedhje të lira dheb të ndershme.

Zgjedhjet e 2013, 2015, 2017-tës , duke iu referuar OSBE-së kanë pasur probleme. Kemi arritur në një pikë ku një mandat nga një deputet kushton 1 milionë euro, duke marrë parasysh këtë situatë të vështirë, zgjedhjet nuk janë demoklratike por janë kthyer në treg të zi. Ne duhet të arrijmë një konsensus politik që ti japë mundësi shqiptarëve të zgjedhin dhe të përfaqësohen në Kuvend.  Gjatë këtij mandati do të krijojmë një tryezë politike e cila do të kërkojë një sërë sistemesh dhe do të shohim se cili i përshtatet dhe përputhet me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Hajdari.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI