Flash

Rivotimi në Stamboll, qindra protestues mbushin sheshet me slogane anti-qeveritare

Lapsi.al 7 May 2019
Rivotimi në Stamboll, qindra protestues mbushin sheshet me slogane

Me qindra protestues kanë mbushur rrugët qendrore të Stambollit, duke shprehur mospajtim me vendimin e Komisionit Zgjedhor në Turqi për rimbajtjen e zgjedhjeve lokale më datë 23 qershor. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nën drejtimin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një ankesë shkrimore drejtuar Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve, pretendon se në 39 zona zgjedhore të Stambollit, ka patur parregullsi dhe korrupsion gjatë procesit të votimit.

Ekrem Imamoglu, kandidati i Partisë Republikane të Popullit, që rezultoi fitimtar në garën për postin e kryebashkiakut ndaj pretendentit rival të AKP-së, ish-kryeministrit, Binali Yıldırım, e cilësoi vendimin e organit zgjedhor, si një akt tradhëtie, që cënon vullnetin e sovranit. “Ne nuk do të kompromentojmë asnjëherë parimet tona. Ky vend është i mbushur me 82 milionë patriotë që do të luftojnë deri në castin e fundit për demokracinë.”- u shpreh Imamoglu.

Zgjedhjet lokale që u mbajtën në Turqi më 31 mars, u panë si një test ekzistencial për lidershipin e Erdoganit, pas recesionit të mundimshëm ekonomik përgjatë dekadës së fundit.  Koalicioni i “Aleancës Popullore” i përbërë nga AKP-ja dhe Lëvizja Nacionaliste (MHP), arriti një fitore në rang vendi me diferencën e ngushtë prej  rreth 51 % të votave. Pavarësisht kësaj, Erdogan vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të votuesve me rreth 82 %, duke e cilësuar si një leksion demokracie për mbarë botën.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI