Flash

Reagimi nga PD pas arrestimit të protestuesve: Nuk e njohim drejtorin e Policisë në Tiranë, një kriminel

Lapsi.al 7 May 2019
Reagimi nga PD pas arrestimit të protestuesve: Nuk e njohim drejtorin e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, nga Komisariati numër 6 u shpreh i revoltuar për arrestimet e protestuesve sot te Unaza e Re.

Ai tha se arrestimet e shoqërimet janë për turp dhe bëhen nga një polici kriminale.

Banorë të Unazës së Re dhe ish-deputetë të PD-së gjenden jashtë komisariatit numër 6 në Tiranë dhe kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar, mes të cilëve edhe të ish-deputetit Klevis Balliu.

"Drejtori i Policisë së Tiranës me urdhër politik të Edi Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Janë duke fabrikuar prova dhe fakte me urdhër politik të Edi Ramës për të mbajtur katër qytetarë të pafajshëm, mes tyre deputetin e opozitës Klevis Balliu të shoqëruar në polici. I bëj thirrje të drejtpërdrejt Ministrit të Brendshëm. Mos guxo të provokosh popullin opozita. Përgjegjësia do të jetë mbi Ministrin e Brendshëm sepse ne nga ky momentin nuk e njohim më institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel, që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, për të luftuar krimin, ndërkohë që i ka shpallur luftë qytetarëve.

Të jetë i sigurt që luftën që i ka shpallur qytetarëve do ta marrë mbrapsht.

Nga ky moment, opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të Policisë së Shtetit. Nuk njohim Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetarët." - u shpreh Bardhi.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI