Flash

Rama zbythet para kërcënimit grek, vendos tabelat e rrugëve në jug (FOTO)

Lapsi.al 7 May 2019
Rama zbythet para kërcënimit grek, vendos tabelat e rrugëve

Pa u shuar ende jehona e heqjes së tabelave greqisht në jug të vendit, natën për më tepër, duke u komentuar edhe si akt vandal, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka rikthyer sërish, por të korrigjuara. Rivendosjen e tabelave e paralajmëroi një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në kuadër të “Javës së Europës”. Tabelat janë e reja janë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe brenda standardeve ndërkombëtare. Sic shihet, fillimisht emërtimi është në gjuhën shqipe, më pas është gjuha greke.

Ka emërtim edhe në gjuhën angleze në rast se në një zonë të caktuar ka site turistike apo monumente kulturore. Tabelat e mëparshme ishin vendosur nga Bashkia Finiq në shkelje të plotë të ligjit, duke radhitur të parën gjuhën greke dhe më pas atë shqipe. Ky skandal u denoncua fillimisht në media dhe më pas ndërhyri ARRSH për t’i hequr. Në ceremoninë e sotme për vendosjen e tabelave të reja merrte pjesë drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe deputeti socialist Andrea Marto.

Ra në në sy mungesa e kryebashkiakut të Finiqit, Leonidha Kristo. Por ajo që bën përshtypje në këtë rast është veprimi i menjëhershëm i palës shqiptare për rikthimin e tabelave në rrugë. Ndoshta edhe presioni i Athinës zyrtare ka bërë punën e vet. Për këtë cështje ka reaguar ministri i Jashtëm grek në detyrë, Giorgos Katrougalos. Gjatë një interviste për radion News 24/7 ai është treguar i ashpër me qeverinë ‘Rama’ duke përmendur madje fjalë që më parë nuk ishin të shpeshta në retorikën helene ndaj vendit tonë; krimi i organizuar dhe korrupsioni. Duke mbetur tek cështja e tabelave, diplomati grek u shpreh kështu.

“Jemi në kontakt përmes Ambasadës tonë aty, për të parë se çfarë bëhet. Kanë paraqitur si pretendime se tabelat dygjuhëshe në Shqipëri duhet të kenë në fillim gjuhën shqipe dhe pastaj atë greke dhe disa çështje juridiksioni. Ne natyrisht kemi paralajmëruar se çdo lëvizje e cila do të duket se është kundër interesave të minoritetit tonë, ne do të reagojmë ashtu siç parashikon e drejta ndërkombëtare”, tha Ministri i Jashtëm grek.

Nxitimi i Ramës për të rikthyer tabelat dygjuhëshe në toponimet e Bashkisë Finiq ku banon minoriteti grek, duhet parë më së shumti si një zbythje e tij përballë fqinjëve në një moment delikat para vendimit për hapjen e negociatave. Edi Ramës i mjafton qendrimi i ashpër i Holandës, hezitimi gjerman e francez.

Atij nuk i duhet një telash më shumë me fqinjët tanë jugor, aq më tepër për cështje tabelash në rrugë. Kujtojmë që edhe disa javë më parë Rama u tërhoq nga ligji për pronat në bregdet pas presionit të fortë të Athinës.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI