Nis mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Përveç anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës së re, të pranishëm janë edhe të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë, përfshirë të ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.
Anëtarët e PS-së në këtë Komision janë Damian Gjiknuri (bashkekryetar), Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.
Anëtarët e opozitës së re të dalë nga listat e PD-së do jenë Rudina Hajdari (bashkëkryetare), Korab Lita, Myslim Murrizi dhe Andi Përmeti (Pjesë e Bindjes Demokratike)
Anëtarë nga grupi i Pavarur, Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj.