Flash

Ministrja e Kulturës: Pse ja hoqëm shkronjat Teatrit Kombëtar

Lapsi.al 7 May 2019
Ministrja e Kulturës: Pse ja hoqëm shkronjat Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës Elva Margatiti duket se ka qenë në dijeni për heqjen e germave nga fasada e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për RTV Ora ajo dha një justifikim të çuditshëm kur tha se shkronjat u hoqën sepse rrezikonin të lëndonin njerëz.

“Germat, në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojnë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi” – thotë ministrja që harron se shkronjat kishin material “bukë peshku” dhe që nuk mund t'i bënin keq njeriu.

Ministrja e Kulturës justifikoi edhe deklaratën e saj të bërë më herët për restaurimin e Teatrit, por që tashmë duket se ka ndryshuar mendje.

“Unë kam thënë që nëse do të restaurohej ajo godinë, nuk i shtojmë një vlerë për të mbajtur një vëllim dhe për ta kthyer në materiale moderne. Të tilla objekte edhe transformohen, mund të ishte restauruar shumë kohë më para. Tani nëse e restaurojmë po restaurojmë thjesht një vëllim” – tha Margariti.

Mbrëmjen e së martës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendosi sërish në fasadën e murit shkronjat e Teatrit Kombëtar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI