Flash

Itali/ Policia arreston 43 persona, mes tyre edhe politikanë

Lapsi.al 7 May 2019
Itali/ Policia arreston 43 persona, mes tyre edhe politikanë

Zhvillohet një mega-operacion nga policia italiane, duke ekzekutuar 43 urdhëra-ndalimi, për politikanë, funksionarë publikë dhe sipërmarrës në vend. Prej këtyre 43 urdhërave të arrestit, 12 vetë u lanë në burg, 16 vetë u lanë në “arrest shtëpie” dhe 15 të tjerë në “detyrim paraqitjeje”.

Operacioni u zhvillua në provincat italiane të Milanos, Varese, Monza, Brianza, Pavia, Novara, Alessandria, Torino e Asti. Antimafia italiane shkatërroi kësisoj dy organizata mafioze, ma baza në Milano e Vareze. Grupi ka në përbërje politikanë dhe funksionarë me rëndësi vendore e lokale, e akuzat ndaj tyre kanë të bëjnë me aktivitet mafioz me qëllim financimin e partive politike, abuzim me tendera publikë, faturime operacionesh financiare të paekzistuara, riciklim parash e abuzim me detyrën, shkruajnë mediat italiane.

Mes të arrestuarve janë dhe kandidati i partisë Forza Italia në zgjedhjet  e ardhshme evropiane të 26 majit, Pietro Tatarella, nënsekretari i Forza Italia për rajonin e Lombardisë, Fabio Altitonante, deputeti aktual i Forza Italia, Diego Sozzari, e kreu i Forza Italias në qytetin e Varese, Giocacchino Caianello. Mbi ta bien akuza për aktivitete të paligjshme dhe korrupsion.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI