Flash

Gjendet i vdekur në Paris zyrtari i Kryeministrisë italiane

Lapsi.al 7 May 2019
Gjendet i vdekur në Paris zyrtari i Kryeministrisë italiane

Një funksionar i lartë i Pallatit Chigi është gjetur i vdekur në Paris, me një plagë në mjekër, dhe i shtrirë përtokë afër hotelit ku po qëndronte.

Sipas të dhënave të para të ambasadës italiane, kjo mund të konsiderohet një “vdekje si pasojë e shkaqeve natyrore”.

Ndërsa sipas “Le Point”, zyrtari Massimo I., anëtar i shërbimeve ndodhej në Paris për disa ditë për të ndjekur një kurs gjuhe.

Zyrtari i Kryeministrisë, ndodhej në Paris që nga 3 maji dhe qëndroi në një hotel/apartament në Montmartre, u gjet në natën midis të dielës dhe të hënës pranë hotelit, i mbuluar me gjak që i dilte nga plaga në mjekër dhe të vjella.

Pavarësisht se ju dha ndihma e parë, përpjekjet ishin të panevojshme, pasi në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte ndërruar jetë.

Sipas Le Point, policia gjeti afër trupit një çelës me një kod, një zarf me 85 kartmonedha prej 20 eurosh, një kartë USB, një përshtatës për kartën e memories SD dhe një kartë memorie në hotelin e tij. Stacioni policor lokal dhe policia shkencore kryen kontrollet e para, ndërsa prokuroria nisi një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI