Flash

Dhjetëra persona vriten në Siri, OKB bën thirrje për paqe

Lapsi.al 7 May 2019
Dhjetëra persona vriten në Siri, OKB bën thirrje për paqe

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për shtensionimin e situatës në veriperëndim të Sirisë, pasi luftimet midis forcave qeveritare dhe opozitare atje lanë dhjetëra civilë të vrarë ose të plagosur. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, iu bëri thirrje të gjitha palëve që t’i kthehen armëpushimit, i cili mbulon pjesë të kontrolluara nga opozita në provincat Idlib, Alepo dhe Hama.

Aktivistët thanë se 43 luftëtarë dhe pesë civilë u vranë vetëm të hënën. Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se së paku 27 civilë u vranë dhe 31 u plagosën që nga 29 prilli, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Dy struktura mjekësore gjithashtu thuhet se u dëmtuan nga sulmet ajrore, raporton Rel.

Idlibi, Hama veriore dhe Alepo perëndimore janë bastioni i fundit i opozitës në Siri, pas tetë vitesh të luftës civile. Shtatorin e kaluar, për këtë rajon është arritur një armëpushim, i ndërmjetësuar nga Rusia, e cila mbështet forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet opozitën. Armëpushimi ka mbrojtur rreth 2.7 milionë civilë që jetojnë atje nga ofensivat e qeverisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI