Flash

Basha në Shkodër: Edi Rama i ka orët e numëruara

Lapsi.al 7 May 2019
Basha në Shkodër: Edi Rama i ka orët e numëruara

Nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kthen burgimet politike. Lulzim Basha iu referua ndalimeve të protestuesve të Unazës së Re, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu të cilit sot pasdite iu komunikua arresti në flagrancë. Basha tha se në Shqipëri nuk do të kthehet kurrë më koha kur policia e shtetit që paguhet nga taksat e qytetarëve të dhunojë qytetarët.

Sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq ku përsëri ata që paguhen me taksat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga antiligji kanë dhunuar qytetarët në mes të Tiranës dhe mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik të cilët janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna kriminale e bandës policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformën e policisë së shtetit kanë dhunuar qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre kur njerëzit tanë, përfaqësues të PD, ish-deputet si Klevis Balliu dhe të tjera figura politike u ngritën për të bërë të vetmen detyrë që kemi, të qëndrojmë në krah të njerëzve siç po qëndrojmë dhe do të qëndrojmë deri në fitore. 

Kanë urdhëruar arrestimin e tyre. Sot është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politik në Shqipëri, sot është dita kur Edi  Rama zyrtarisht po përdor policinë e shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit. Ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t'ia thënë qartë dhe prerë: I ke orët e numëruara! Kurrë më ky vend nuk do të pranojë që policia e paguar me taksat e qytetarëve të dhunojë qytetarët ndërsa mbron kriminelët, hajdutët, oligarkët. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde. 

Deklaratat Basha i bëri në aktivitetin e degës së PD  në Shkodër, ku tha se pavarësisht se qeveria ka politizuar gjithçka, 200 të rinj e të reja i janë bashkuar PD.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI