Flash

E majta që po vdes në llogoret e luftës

Lapsi.al 7 May 2019
E majta që po vdes në llogoret e luftës
Një polemikë që rindizet në mënyrë ciklike për trashëgiminë e luftës së dytë botërore, po përpiqet ta mbajë me kokën nga e shkuara të majtën e cfilitur shqiptare. Që kur Edi Rama me një sjellje prej bandilli, i veshur me kostum të errët e me kollare të kuqe, u përkul mbi arkëmortin e Mid’hat Frashërit, e deri sot kur janë ndezur gjakrat pas publikimit të një liste me krimet e krerëve të partizanëve, opinioni është ndarë në dysh: mes atyre që kërkojnë rehabilitimin e kolaboracionistëve dhe të tjerëve që kanë marrë mbi supe mbrojtjen e trashëgimisë anti fashiste. Nuk ka diskutim se këta të dytët, përfaqësojnë themelin e identitetit të së majtës. Renditja në krahun e duhur në konfliktin botëror, rreshtimi i vendit në anën e fitimtarëve, kundërvënia ndaj atyre që për të mos lëshuar privilegjet e botës së vjetër (dhe jo për të penguar komunizmin siç pretendojnë sot) u bënë bashkëpuntorë të dy ushtrive pushtuese, mbeten edhe tani e gjithë ditën vlera që duhen ruajtur prej saj. Lexo më tej:

Raporti/ Të majtët e zhgënjyer që po rebelohen ndaj Ramës

Por, e keqja e këtij debati që zhvillohet gjithnjë me të njëjtin pasion dhe që nxjerr në plan të parë të njëjtët korifej të një kohe të shkuar, është në fakt një kurth i padrejtë për këdo që e konsideron veten të majë; Sepse ai tenton ta përkufizojë atë si një qenie të mbetur peng në llogoret e luftës së dytë bëtore; Sepse, sot, në kohën e reformave standarte, të politikave ultra liberale, të privatizimit agresiv të gjithçkaje dhe të rritjes galopante të pabarazive, të krijohet përshtypja sikur e vetmja vijë e qartë ndarëse, mes një të majti dhe kundërshtarëve të tij ideologjikë, është ajo e skicuar treçerek shekulli më parë. Sot të jesh i majtë, nuk do të thotë të mbrosh vetëm trashëgiminë e partizanëve, por të ngresh krye kundër një regjimi që po super pasuron nëntë apo dhjetë vetë. Sot të jesh i majtë, kupton para së gjithash, të kërkosh të shporrësh një lider që u mburet të huajve për parajsën pa sindikata, e prandaj në këtë vend nuk flet askush, kur vdes një fakir që punon në miniera apo në ndërtim. Sot të jesh i majtë, do të thotë të rrëzosh atë që erdhi me premtimin se nuk mund të jetohej më në një shoqëri ku 5% posedonin sa pjesa tjetër 95%-she e popullësisë dhe në gjashtë vite e thelloi këtë hendek. Sot të jesh i majtë, do të thotë të refuzosh përrallën e një taksimi gjoja progresiv që në realitet më shumë ndëshkon punën sesa kapitalin. Sot të jesh i majtë, nuk mund të durosh as reduktimin antikushtetues të dividentit që iu bë më të pasurve të këtij vendi, as ligjin për arsimin e lartë dhe as barbarët që hedhin në rrugë ata që strehohen në margjinat e një kryeqyteti që betonohet për ditë e më shumë. Sepse në ditët tona të ndihesh i tillë, nuk majfton, as të mbash në sallon foton e gjyshit dëshmor dhe as të bëhesh i gjallë në çdo 5 maj. Ngulfosja e kësaj armate njerëzish, trashëgimtarësh dhe idealistësh të rinj në llogoret e një lufte të mbyllur 75 vite më parë është vrasja më perfide që mund t'i bësh të majtës moderne. Ajo është një përpjekje për të nderuar pararadhësit, por jo një betejë për të shpëtuar fëmijët. Në këtë kuptim, kushdo që po e lufton atë me pathos, qoftë ky idealist i kulluar, qoftë idiot i dobishëm, apo qoftë kalkulues djallëzor, po ngul një gozhdë në arkivolin e së majtës reale. Me ndërgjegje ose jo, ai po i shërben atyre që më shumë sesa të zhvarrosin fantazmat e së shkuarës, duan të vizatojnë monumentet e oligarkëve të nesërm. Dhe për sa kohë debatohet për të parët dhe heshtet për të dytët, e majta është e vdekur. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Komenti/ Një falenderim për Sali Berishën

Sali Berisha mund të ketë shumë krime, mëkate dhe padrejtësi mbi shpinë, por sot, në perëndim të karrierës së tij politike, i duhet njohur një meritë e pamohues...

18:29

Platforma zhgënjyese e opozitës

Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhjen e krizës ak...

13:33

Rama doli kokëulur nga Merkel

Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shk...

20:15

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore? 1.  E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikë...

12:01

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit...

17:18

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka a...

16:33

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

17:00

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI