Flash

Sekretari amerikan i Shtetit: Presidenti Maduro i ka ditët e numëruara

Lapsi.al 6 May 2019
Sekretari amerikan i Shtetit: Presidenti Maduro i ka ditët e numëruara

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro është në pushtet vetëm "për momentin" megjithë dështimin këtë javë të përpjekjeve për të rrëzuar udhëheqësin aktual dhe për ta zëvendësuar atë me udhëheqësin e opozitës, Juan Gaido.

Shefi i diplomacisë amerikane tha për emisionin Fox News Sunday, se Presidenti Maduro i ka ditët të numëruara, megjithëse nuk foli për plane kohore.

Ndërkohë, shtatë oficerë venezuelianë kanë gjetur vdekjen, pasi helikopteri i tyre u përplas për një shpat mali. Helikopteri me dy lejtnant kolonelë dhe katër ushtarakë më të ulët si dhe një pilot, po udhëtonte dje nga kryeqyteti Karakas drejt qytetit San Karlos, ku Presidenti Nicolas Maduro po takohej me trupat në një akademi ushtarake. Nuk është e qartë nëse helikopteri ishte pjesë e delegacionit presidencial që po shkonte në San Karlos.

Presidenti Maduro u shfaq përkrah trupave në akademinë ushtarake, duke sinjalizuar se nuk ka dezertime në ushtri, siç shpresonte opozita.

Situata ka detyruar vendet perëndimore që mbështesin udhëheqësin e opozitës Juan Guaido të shqyrtojnë alternativat e mëtejshme në përgjigje të precipitimit të situatës politike dhe humanitare në Venezuelë.

Të këshilluara

Disa projekte për rindërtimin e Notre Dame

Futuristike, moderne, tradicionale apo natyrale. Idetë për rindërtimin e Notre Damit që u dëmtua muajin e kaluar si pasojë e zjarrit, janë të panumërta. Dis...

13:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI