Flash

Rusi/ Shkon në 41 numri i viktimave të incidentit fatal në aeroportin "Sheremetyevo"

Lapsi.al 6 May 2019
Rusi/ Shkon në 41 numri i viktimave të incidentit fatal në

Ka arritur në 41 numri i pasagjerëve që humbën jetën nga incidenti fatal i avionit “Sukhoi Superjet 100”, i cili teksa bëri një ulje emergjente në aeroportin "Sheremetyevo" të Moskës , u përfshi nga flakët.

Sipas raportimeve të mediave ruse, mes viktimave bëjnë pjesë dy fëmijë dhe një prej stjuardesave të ekuipazhit.  “Janë 37 të mbijetuar – 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit”, bën me dije zyrtarja e komisionit hetimor, Yelena Markovskaya.

Në një deklaratë për shtyp, transportuesi kombëtar i Rusisë, Aeroflot, shpjegon se avioni kishte qenë i detyruar të kthehej në aeroport “për arsye teknike”. “Sukhoi Superjet 100” kishte lënë pistën e aeroportit të "Sheremetyevo"-s në orën 18.02 minuta dhe ishte drejtuar për në Murmansk.

Menjëherë pas nisjes, ekuipazhi u përball me një defekt serioz dhe për pasojë lëshoi alarmin. Pas uljes emergjente , motorri i avionit mori flakë në pistë.

Të këshilluara

Tajlandë/ Kurorëzohet mbreti i ri

Mbreti Maha Vajiralongkorn u kurorëzua ditën e sotme në Tajlandë. Mbreti 66-vjeçar erdhi zyrtarisht në fron sot, në ditën e parë të ceremonive që do të zgjas...

16:20

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI