Flash

Profil/ Stevo Pendarovski, Presidenti që u zgjodh me votat e shqiptarëve

Lapsi.al 6 May 2019
Profil/ Stevo Pendarovski, Presidenti që u zgjodh me votat e

Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët i koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut të kryesuar nga LSDM-ja, arriti të fitojë zgjedhjet presidenciale duke marrë rreth 52 % të votave, kundrejt kandidates rivale të opozitës, Gordana Siljanovska Davkova-s, e cila u rendit e dyta me vetëm 44,5 % të përkrahjes së elektoratit. 56-vjeçari është zyrtarisht presidenti i pestë në radhë i maqedonasve pas shkëputjes së vendit nga ish-Federata Jugosllave dhe i pari kre shteti i të porsaquajturës “Maqedoni e Veriut”, pas negocimit të suksesshëm të mosmarrëveshjes së hershme për çështjen e emrit me Greqinë, kryetema e fushatës elektorale që shërbeu si “mollë sheri” mes palëve gjatë fushatës elektorale.

Kjo fitore interpretohet si shumë benifitare në trajtën e krediteve politike të koalicionit qeverisës, i cili pret në qershor përcaktimin e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit në gjirin e Bashkimit Evropian, si edhe aderimin e shumëpritur në Organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO) të parashikuar për vitin e ardhshëm. “Fitorja e këtij koncepti sjell një të ardhme për republikën e Maqedonisë Veriore dhe është bileta jonë për në Evropë,” u shpreh për mediat Pendarovski pas çertifikimit të rezultatit përfundimatar të zgjedhjeve.

Në raundin e parë të votimit, Pendarovski arriti të kryesonte me një avantazh të lehtë me rreth 42%të votave ndaj Siljanovska-s, që u rendit e dyta me një diferencë të papërfillshme. Për arsye të këtij rezultati pothuaj barazitar, vota e shqiptarëve etnikë luajti një rol vendimtar në përcaktimin e kandidatit fitimtar. “Vota e shqiptarëve, kyçe për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë Veriore” ishte titulli në prej artikujve në “vigjilje” të heshtjes zgjedhore të publikuar nga e përditshmja prestigjoze amerikane, “Washington Post”, ku përmendet edhe pjesëmarrja në betejën presidenciale në raundin e parë të votimeve të shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidoi si subjekt elektoral i pavarur me mbështetjen e njëkohshme të partive opozitare “Aleanca për Shqiptarët” dhe “BESA”. Reka u pozicionua i treti në radhë me vetëm 10,35 % të votave, duke u skualifikuar automatikisht nga raundi i mëtejshëm i zhvilluar të dielën e 5 majit.

Pendarovski ka një jetëshkrim të pasur me përvojë shumëvjeçare akademike në lëmin e sigurisë ndërkombëtare, të politikës së jashtme dhe të proceve globalizuese. Pas përfundimit të studimeve universitare, profesori i mirënjohur u emërua udhëheqës i sektorit për analitikë në Ministrinë për Punë të Brendshme. Më tej, për një periudhë 3-vjeçare, ushtroi postin e zëdhënësit, ekuivalent me fjalë të tjera me ndihmës ministrin për marrëdhënie me publikun, në brendësi të strukturave të të nj ëjtit institucion ministerial .

Në ndjekje të gjurmëve që do ta shpinin drejt “fronit” presidencial, në vitin 2001 Pendarovski u emërua për shef i Sigurisë Kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e ish-presidentit Boris Trajkovski dhe gëzoi të njëjtin post edhe gjatë mandatit të pasuesit të tij, Branko Cërvenkovski-t. Triumfi i tanishëm i paraprin disfatës në zgjedhjet e mëparshme presidenciale të vitit 2014, kur u radhit i dyti me 398.077 të votave. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016, Pendarovksi ishte i renditur në “zonën e sigurt” të LSDM-së, duke fituar lehtësisht mandatin e deputetit, detyrë nga e cila hoqi dorë më 7 dhjetor të vitit 2017, pasi u emërua në funksionin aktual si koordinator kombëtar për përgatitjen e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO.

Ndonëse presidenti mbart më së shumti një titull honorifik, zotëron të drejtën e vetos në disa fusha që i përcakton legjislacioni. Përzgjedhja e Pendarovski-t shmangu skenarin destabilizues të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme të paralajmëruara nga Kryeministri Zoran Zaev në rastin e përballjes me një rezultat të ngushtë votimi, shtrënguar nga klima thellësisht e polarizuar midis social-demokratëve qeverisës dhe konservatorëve të opozitës.

Në Maqedoninë e Veriut kreu i shtetit mandatohet për 5 vjet nga sovrani përmes zgjedhjeve të përgjithshme. Çdo president ka të drejtën e rikandidimit për herë të dytë.

©Lapsi.al

Kristi Kaba

Të këshilluara

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë...

22:35

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI