Flash

Papa Françesku bullgarëve: Hapni dyert për refugjatët

Lapsi.al 6 May 2019
Papa Françesku bullgarëve: Hapni dyert për refugjatët

Papa Francesku i kërkoi bullgarëve të hapin zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre për refugjatët ndërsa nisi vizitën në vendin më të varfër të bashkimit evropian, ku kisha ortodokse ka refuzuar lutjet e përbashkëta me atin e shenjtë.

Papa tha se një dimër i ri po i kanoset bullgarisë dhe vendeve të tjera evropiane që përballen me një eksod të popullatave të tyre, bashkë me rënien e lindshmërisë.

Në fakt, popullata ka rënë në shtatë milionë, nga nëntë milionë që ishte në 1989, kur komunizmi ra në bullgari dhe pritet të arrijë në 5.4 milionë në 2050.

“Bullgaria përballet me efektet e emigracionit të dekadave të fundit, ku më shumë se dy milionë qytetarë të saj janë larguar në kërkim të mundësive të reja”, tha Papa.

Kjo ka çuar në rënie të popullsisë dhe braktisjen e shumë fshatrave dhe qyteteve. Papa u ndal edhe tek vuajtjet e emigrantëve dhe refugjatëve që i drejtohen vendit, me shpresën për të mbërritur në Evropë.

“Të gjithë bullgarëve, që e njohin dramën e emigrimit, unë i kërkoj që të mos mbyllin sytë, zemrat dhe duart ndaj atyre që trokasin në dyert e tyre”, tha Papa.

Turi tre ditor i Papa Franceskut, që do të ndalet më pas edhe në Maqedoninë e Veriut, përfshin një vizitë në një kamp refugjatësh në periferi të Sofjes dhe nderimin e Nënë Terezës, në qytetin e lindjes së saj, Shkup.

Të këshilluara

Disa projekte për rindërtimin e Notre Dame

Futuristike, moderne, tradicionale apo natyrale. Idetë për rindërtimin e Notre Damit që u dëmtua muajin e kaluar si pasojë e zjarrit, janë të panumërta. Dis...

13:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI