Flash

Integrimi në BE/ Tjetër shuplakë nga Athina

Lapsi.al 6 May 2019
Integrimi në BE/ Tjetër shuplakë nga Athina

Edhe Athina zyrtare duket se po heq vijat e saj të kuqe për përparimin e Shqipërisë drejt Brukselit.  Ministri i Jashtëm grek Giorgos Katrougalos (majtas në foto me Cipras) ka përmendur mënyrën se si mund të kontrollohet qeveria shqiptare, shqetësimet e vendit të tij për pronat e minoritetit dhe heqjen e tabelave në gjuhën greke, dhe si për ti përforcuar ato ,ka shtuar në fjalorin e diplomacisë helene edhe terma që mungonin më parë si krimi i organizuar dhe korrupsioni. Në intervistën për radion News24/7, ai ka folur edhe për dialogun serbo kosovar ku për herë të parë ka përmenduar ndryshimin e kufijve si një hapje të kutisë së Pandorës. 

Por ajo që bën më përshtypje është fakti se nëse deri pak kohë më parë Athina konsiderohej si mbështetëse e hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, ajo tani po përvijon paketën e saj të kushteve. 

Pyetje: Jeni angazhuar për ujërat teritoriale në detin Jon, të presim diçka të tillë?

Katrougalos: Po sigurisht.

Pyetje: Deri në verë?

Katrougalos: Me më shumë gjasa deri në verë. Kjo varet edhe nga bisedimet që vazhdojmë të kemi me Italinë dhe Shqipërinë. Dhe me Shqipërinë, kohët e fundit shikojmë sjellje të cilat nuk korespondojnë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Pyetje: Folët për Shqipërinë, dje pamë që u hoqën tabela, madje me prezencën e policisë. Ku po e çon çështjen Qeveria Rama?

Katrougalos: Jemi në kontakt përmes Ambasadës tonë aty, për të parë se çfarë bëhet. Kanë paraqitur si pretendime se tabelat dygjuhëshe në Shqipëri duhet të kenë në fillim gjuhën shqipe dhe pastaj atë greke dhe disa çështje juridiksioni. Ne natyrisht kemi paralajmëruar se çdo lëvizje e cila do të duket se është kundër interesave të minoritetit tonë, ne do të reagojmë ashtu siç parashikon e drejta ndërkombëtare.

Pyetje: Po për çështjen e pasurive të minoritetit? Nuk ka përfunduar tipikisht ende kjo çështje. Kemi vetëm premtime.

Katrougalos: Kemi premtime dhe angazhime.

Pyetje: Po por ka kaluar kohë me premtimet.

Katrougalos: Po por degjoni, ne, në këto momente, kemi mundësi për të kontrolluar premtimet në fjalë, sepse në qershor do të diskutohen perspektivat evropiane të Shqipërisë.

Pyetje: Perspektiva e pranimit do të kushtëzohet nga minoriteti grek, nga qendrimi i Shqipërisë kundrejt minoritetit grek?

Katrougalos: Ka kritere për fillimin e bisedimeve të pranimit për të gjitha vendet, të cilat duhet të zbatohen edhe për Shqipërinë. Kriterët në fjalë lidhen edhe me respektimin e të drejtës evropiane, çështje që lidhen me shtetin e së drejtës, trajtimi i krimit të organizuar dhe korruspionit dhe çështje që lidhen me mbrojtjen e minoriteteve dhe çështje të fqinjësisë së mirë. Natyrisht që nga ana jonë, këto janë çështje kryesore.

Pyetje: Le të shkojmë tani në Ballkan, çfarë po ndodh, Shqipëri e Madhe?

Katrougalos: Në Ballkan ka ende nacionalizma të gjallë, dhe pikërisht për këtë arsyje Marrëveshja e Prespës ishte shumë e rëndësishme. Sepse tregoi se ekzistojnë mundësi, përmes të drejtës ndërkombëtare dhe dialogut, që të zgjidhen çështjet që zgjasin për dekada. Dhe ky është roli i shtetit tonë. Të përpiqet të jetë forcë stabilizuese në rajonin më të gjerë të Ballkanit, politikisht por edhe ekonomikisht. Sepse nuk jemi forcë e madhe ekonomike në kontekstin e Evropës, por ne jemi në kontekstin e Ballkanit.

Pyetje: Që do të thotë? Mund të ketë ndryshime të kufijve?

Katrougalos: Siç e dini ekzistojnë bisedime midis Serbisë dhe Kosovës.

Pyetje: I mbëshesim ne ato?

Katrougalos: Jemi shumë skeptikë për ndryshime relevante sepse mund të hapet kutia e Pandorës, të lëvizin një domino. Ndaj po i monitorojmë nga afër. Por, prioritet, pozicion të parë për ato, duhet të marrin palët e përfshira drejtëpërdrejt.

Të këshilluara

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë...

22:35

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI