Flash

Erë lufte, SHBA dërgon aeroplanmbajtës në Lindjen e Mesme

Lapsi.al 6 May 2019
Erë lufte, SHBA dërgon aeroplanmbajtës në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara dërguan një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme në një mesazh të qartë për Iranin, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton. Bolton në një deklaratë të lëshuar tha se SHBA do të dërgojë aeroplanmbajtësen “Abraham Lincoln” dhe bombarduesit në Komandën Qendrore të Shteteve të Bashkuara, i cili përfshin Lindjen e Mesme.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj një eskalimit dhe paralajmërimeve, por nuk dha detaje.

“SHBA nuk po kërkon luftë me regjimin iranian, por jemi plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo sulmi të Gardës Revolucionare Islamike apo forcave të rregullta iraniane dhe nëse ajo zbatohet përmes një ndërmjetësi”, tha Bolton.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë në nivelin më të ulët. Një vit më parë, Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje bërthamore iraniane e arritur me fuqitë botërore, duke besuar se marrëveshja ishte shumë e dobët.

Nënshkruesit tjerë të marrëveshjes, duke përfshirë aleatët evropianë të Uashingtonit, kanë respektuar deri tani marrëveshjen dhe Teherani gjithashtu e respekton sipas inspektorëve ndërkombëtarë.

Të këshilluara

Disa projekte për rindërtimin e Notre Dame

Futuristike, moderne, tradicionale apo natyrale. Idetë për rindërtimin e Notre Damit që u dëmtua muajin e kaluar si pasojë e zjarrit, janë të panumërta. Dis...

13:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI