Flash

Dy standartet e Stefano Boerit, një për Milanon, një për Tiranën

Lapsi.al 6 May 2019
Dy standartet e Stefano Boerit, një për Milanon, një për

Edhe njëri prej arkitektëve më të mëdhenj italianë, Stafano Boeri ,hartuesi i planit urbanistik të Tiranës, nuk i shpëton aplikimit të dy standarteve kur flet për Shqipërinë. Një një intervistë në Report TV për gazetaren Alba Malltezi, ai ai është shprehur më shumë pro prishjet se godinës së Teatrit Kombëtar sesa ruajtjes së saj. megjithëse ndryshe nga sharlatanët shqiptarë ai e ka vlerësuar arkitekturën e paraardhësit të tij Berte ai e ka përligjur ngritjen e teatrit të ri në emër të sakrificave që duhen bërë për të ardhmen. Ja si ka flolur ai në intervistë: “Besoj se një metropol i madh, një qytet i madh duhet ndonjëherë të sakrifikojë një pjesë të së shkuarës së tij nëse e ardhmja i garanton një hap më përpara. Në këtë rast specifik edhe pse e konsideroj arkitekturën e Berte’-së një akritekturë cilësore, të fisme, unë besoj se projekti i Bjarke Ingels është një projekt i një cilësie shumë të lartë, të një interesi të madh. Mendoj se është legjitime që qyteti ta pranojë këtë sfidë. Natyrisht janë operacione që shkaktojnë gjithnjë pakënaqësi, sepse është e natyrshme që të jetë kështu. Kur ndryshohet një pjesë e historisë për të ndërtuar diçka që është totalisht e ndryshme, preket memoria individuale e të gjithëve, prandaj duhet shumë respekt, respekt i madh. Eshtë një veprim që duhet ndarë, duhet hapur debat, duhen pranuar polemikat, pastaj është përgjegjësi e kujt qeveris qytetin të bëjë zgjedhjen”.

Intervista e plote ne Report TV Ketu

Por, kur ka ardhur puna që në vendin e tij është pyetur për stadiumin e ri që mund të ngrihet në Milano, në vend të San Siros,  Boeri si një tifoz i zjarrtë i Interit ka aplikuar një standart tjetër. Ai nuk e ka vënë theksin tek sakrifica por tek mundësia e konservimit. "Kam qenë gjithnjë i idesë se duhet bërë gjithçka që të ruhet San Siro" ka deklaruar ai në një interviste për fcinter.it Ai ka dhënë edhe zgjidhjen që stadiumi i vjetër të ruhet duke bërë një anë për tifozët e Milanit dhe anën tjetër për atë të Interit.

Intervista e plote ne italisht ketu

Pra megjithëse me kujdesin e një profesionisti ai  mundohet të mos jetë kategorik, duket qartë që në dy intervistat, kur bëhet fajë për qytetin e tij, ai prediokon ruajtjen, ndërsa kur bëhet fjala për qytetin tonë ai justifikon sakrificën.

Kjo nuk është hera e parë që ndosh kështu me artistët e importuar nga Rama në Tiranë të cilët në Shqipëri adaptohen me parrullën "Buono per Albania".

Studioja e Boerit që tani është hapur edhe në Tiranë është paguar për projektimin e disave prej kullave të reja që do të ngrihen në kryeqytet.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë...

22:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI