Flash

Dy ditë luftime në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, 25 të vrarë

Lapsi.al 6 May 2019
Dy ditë luftime në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, 25 të

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite, në përgjigje të zjarrit raketor nga Rripin e Gazës, ka shkuar në 25 persona. Kjo u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, duke shpjeguar se midis vdekjeve të fundit në veri të enklavës palestineze ekziston edhe një grua e dytë shtatzënë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se ka urdhëruar ushtrinë për sulme të mëdha kundër militantëve në Gaza, derisa po vazhdon rritja e armiqësisë për ditën e tretë në kufirin që ndanë dy vendet. Një sulm ajror nga Gaza la të vrarë një civil izraelit të dielën, derisa dy palestinezë të armatosur u vranë nga sulmet ajrore të Izraelit.

Ushtria e Izraelit tha se të paktën 450 raketa kanë pasur për cak qytetet jugore të Izraelit dhe kanë sulmuar 220 caqe të grupit militant të Gazës. Raundi i ri i dhunës filloi dy ditë më parë kur një snajperist i xhihadit islamik, qëlloi trupat izraelite duke lënë të plagosur dy ushtarë.

Shpërthimi i luftimeve vjen pasi liderët e Hamasit, grup militant që kontrollon Gazën, dhe një grup i vogël islamik ishin në bisedime në Egjipt për të arritur armëpushim. Tensionet janë rritur ditëve të fundit pas dyshimeve nga Hamasi se Izraeli po e vonon implementimin e armëpushimit të dakorduar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI