Flash

Digjet avioni në Moskë, ekuipazhi tregon detaje nga ngjarja

Lapsi.al 6 May 2019
Digjet avioni në Moskë, ekuipazhi tregon detaje nga ngjarja

Superxheti-100 Sukhoi, avioni me 41 persona në Moskë, i cili të dielën mori flakë aksidentalisht u evakuua në 55 sekonda’. Ai që e sqaroi rastin ishte Maksim Fetisov, zëri i kompanisë ruse “Aeroflot’, të cilit i përkiste avioni i katastrofës në aeroportin e Sheremetyevo. Evakuuimi, sipas burimeve, u ngadalësua nga disa pasagjerë të cilët tentuan të rikuperojnë valixhet e tyre.

Asistentja e udhëtimit Tatiana Kasatkina ka zbuluar disa detaje nga evakuuimi i pasagjerëve. Historia e saj u publikua nga mediat ruse. Sipas Kasatkina, pasagjerët ulërisnin duke thirrur për të afërmit, ndërkohë që avioni ishte në flakë dhe po binte. Njerëzit filluan të ngriheshin nga sediljet duke iu drejtuar daljes, ndërkohë që avioni lëvizte me shpejtësi të lartë. Asistenti i udhëtimit ndihmoi personat që të dilnin.

“Pasagjerët shtyheshin”-është shprehur Kasatkina. Asistentja ka deklaruar se një vetëtimë goditi avionin, dhe më  pas u ndjenë disa probleme në komunikacion. Nuk kishte flakë brenda avionit, por dritaret filluan të shkriheshin përpara se mjeti të ndalonte. Duke gjykuar nga një video e shpërndarë, gjatë uljes së emergjencës, ISSJ-100 u hodh disa herë në pistë dhe më pas mori flakë. Bishti ishte komplet i djegur.

Piloti: Vetëtima detyroi një ulje tragjike.

Ishte një vetëtime ajo që detyroi uljen tragjike të avionit. Një gjë të tillë e deklaroi komandanti Denis Evdokimov, i pytetur nga e përditshmja Komsomolskaya Pravda.

“Si pasojë e vetëtimës, kemi humbur kontaktin e radios dhe avioni filloi të drejtonte manualisht”,- është shprehur Evdokimov.

Të këshilluara

Disa projekte për rindërtimin e Notre Dame

Futuristike, moderne, tradicionale apo natyrale. Idetë për rindërtimin e Notre Damit që u dëmtua muajin e kaluar si pasojë e zjarrit, janë të panumërta. Dis...

13:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI