Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Komenti/ Një falenderim për Sali Berishën

Lapsi.al 5 May 2019
Komenti/ Një falenderim për Sali Berishën

Sali Berisha mund të ketë shumë krime, mëkate dhe padrejtësi mbi shpinë, por sot, në perëndim të karrierës së tij politike, i duhet njohur një meritë e pamohueshme.

Ai qe i pari që denoncoi me pathos, që luftoi ditë pas dite, që nuk iu nda asnjë moment, as Hashim Thaçit, as Edi Ramës dhe as kërkujt që i doli përpara, për mbrojtur idenë e copëtimit të Kosovës.

Ai luftoi që në gusht të vitit të kaluar sapo presidenti Kosovar organizoi atë shfaqjen e shpifur me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës që i kërkonin bashkimin me trojet amë.

Ai i priti preshevarët në zyrën e tij, u bëri me dije se po i përdornin dhe i etiketoi me emër “argatët e Beogradit”.

Lexo më tej:

Coptimi i Kosovës/ Vuçiç demaskon keq Thaçin dhe Ramën

Ndoshta jo për ekses patriotizmi, - për këtë askush nuk mund të vërë bast, - por për shkak të dosjeve që ka pasur në tryezë dhe si pasojë e propozimeve që ka pasur si ish president dhe kryeministër i vendit, ai lëshoi i pari alarmin se ideja e ndryshimit të kufijve qe një ide e pastër serbe.

Pas tij dhe polemikës së fortë që pati me Hashim Thaçin, një nga një u pozicionuan kundër atij që fillimisht na e shitën si plan amerikan edhe LDK edhe Vetëvendosja edhe më pas shumë faktorë të tjerë shqiptarë.

Po të shikohet kalendari, Sali Berisha ka meritën se foli rreth dy javë më parë sesa të dilte publikisht kancelarja Merkel.

Ai ka meritën se ka marrë peshë në këtë betejë pothuaj sa e gjithë PD-ja dhe opozita bashkë.

Prandaj, sot kur “profecia” e tij, ka rezultuar e vërtetë, kur në më se dy intervista Aleksandar Vuçiç ka pranuar se plani i copëtimit të Kosovës ishte i tij, kur ai ka thënë se përpjekja u bë për të mos lejuar që Kosova të fitonte sovranitetin me territorin e saj të plotë, Sali Berisha e meriton një falënderim me gojën plot.

Andi Bushati:Dështimi i propagandistëve të idesë së Vuçiçit

Beteja e për denoncimin e planit të Vuçiçit dhe e mbështetësve të tij shqiptarë, ishte sa vetmitare aq edhe epike. Ajo është një nga ato momente që shkruhen në historinë plot zigzage të një burri shteti.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Platforma zhgënjyese e opozitës

Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhjen e krizës ak...

13:33

Rama doli kokëulur nga Merkel

Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shk...

20:15

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore? 1.  E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikë...

12:01

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit...

17:18

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka a...

16:33

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

17:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI