Flash

Coptimi i Kosovës/ Vuçiç demaskon keq Thaçin dhe Ramën

Lapsi.al 5 May 2019
Coptimi i Kosovës/ Vuçiç demaskon keq Thaçin dhe
Që prej përfundimit të samitit Ballkanik në fillim të javës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç po rresht së përmenduri se plani për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës që u kryqëzua në Berlin, ishte plani i tij. Por, bashkë me marrjen e autorësisë të këtij projekti ogurëzi për shqiptarët, presidenti Serb po ndriçon edhe debatin që zhvillohet, prej gati një viti, sa në Prishtinë dhe në Tiranë. Kundërshtarët e coptimit të Kosovës që e kanë sulmuar këtë projekt gjithnjë e kanë paraqitur atë si një nismë serbe të miratuar nga tradhëtarët shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Komenti/ Një falenderim për Sali Berishën

Ndërsa mbështetësit e këtyre të fundit janë munduar të justifikohen se kjo ishte rruga e vetme që i interesonte shqiptarëve dhe siguronte njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB. Por me intervistën e fundit të dhënë në PINK TV, Vuçiç ka treguar se cili ka pasur të drejtë në këtë përplasje. Hashim Thaçi që instrumentalizoi derejtuesit e Preshevës, Edi Rama që hoqi ministrin e tij të jashtëm se u bashkua me planin e Anxhela Merkelit, apo ata që i kundërshtuan me të gjitha mjetet.

Andi Bushati:Dështimi i propagandistëve të idesë së Vuçiçit

Tejet i nxheur që sipas tij ky plan ka dështuar, Presidenti serb ka fajësuar kundërshtarët e tij të brendëshëm, që nuk e përkrahën në idenë e tij për coptimin e Kosovës. Ai i është hakërryer gjithashtu "disa vendeve", me siguri Gjermanisë, që angazhuan shërbimet e tyre sekrete dhe mediat e tyre, për të varrosur projektin për coptimin e Kosovs. Por, pjesa më e rëndësishme që na intereson ne shqiptarëve, është një frazë që Vuçiç shqiptoi si hakmarrje ndaj opozitarëve të tij: " “Ju pyes juve cila është zgjidhja tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj të plotë. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”. Pra nga kjo deklaratë del e qartë se plani i shefit të shtetit serb, që u mbështet nga Thaçi dhe nga Rama, ishte që të mos lejonte që Kosova të fitonte të drejtat e saj me territorin e saj të plotë dhe që Serbia të merrte maksimumin. Pra e thënë shkurt, dyshja shqiptare, jo vetëm që mbështeti atë që se ka pranuar kurrë, një ide të ardhur nga Beogradi, por bashkë me të, miratoi edhe një nismë të ndyrë, atë që Kosova mos njihej kurrë me pavarësinë e saj të plotë.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë...

22:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI