Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Tajlandë/ Kurorëzohet mbreti i ri

Lapsi.al 4 May 2019
Tajlandë/ Kurorëzohet mbreti i ri

Mbreti Maha Vajiralongkorn u kurorëzua ditën e sotme në Tajlandë.

Mbreti 66-vjeçar erdhi zyrtarisht në fron sot, në ditën e parë të ceremonive që do të zgjasin deri të hënën dhe pritet të kushtojnë 30 milionë dollarë. Të gjitha aktivitetet po transmetohen nga mediat ndërkombëtare.

Për shumë tajlandezë kjo është hera e parë që shohin procesin e kurorëzimit të një monarku, pasi babai i mbretit të ri, i cili erdhi në fron në 1950 u kurorëzua në ceremoni private, raporton Voa.

Mbreti Vajiralongkorn e trashëgoi fronin nga i ati që në vitin 2016, kur vdiq mbreti i mëparshëm, por deri tani sundimi i tij nuk ishte zyrtarizuar.

Tajlanda është monarki kushtetuese dhe mbreti gëzon pushtet të kufizuar, por për shumë tajlandezë familja mbretërore ka një fuqi thuajse hyjnore. Ligjet që janë në fuqi ndëshkojnë çdo akt ofeze ndaj familjes mbretërore.

Të mërkurën mbreti shpalli martesën me gruan e katërt, e cila shërbente si roje e tij personale dhe më parë ka qenë stjuardesë. Ai e shpalli atë Mbretëresha Suthida.

Mbreti ka shtatë fëmijë nga tre martesat e mëparshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI