Flash

Mediat/ Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht

Lapsi.al 4 May 2019
Mediat/ Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht

Shefi i zyrës së OSBE në Tiranë, i njëjti që i bënte thirrje studentëve protestues të dialogonin me kryeministrin, megjithëse pranonte se kjo nuk ishte brenda mandatit të tij, i njëjti që deklaronte se Kodi Zgjedhor mund të ndryshohet edhe pa opozitën (gjë që se pranojnë me gojën plot as në PS) ka folur më në fund edhe për lirinë e mediave. Por megjithëse kjo është një nga fushat me të cilat ai duhet të merret seriozisht, ai është shprehur për Zërin e Ameikës me një gjuhë justifiuese që do ta kishte zili edhe vetë Endri Fuga.

Në intervistën dhënë në ditën e lirisë së shtypit (e plotë ne fund  shkrimit), ai është përpjekur rë relativizojë maksimalisht konkuzionet e “Reportieres sans frontiere” që e kanë deklasifikur Shqipërinë. Lapsi.al i ka shqyrtuar një për një argumentat e tij...

Manipulimi parë

Një nga arsyet e gjendjes së keqe të mediave sipas Brend Borchardt është edhe skena e polarizuar mediatike. Pra sipas diplomatit, që dihet se ku banon në Tiranë, nuk ka një ekuilibër të prishur mes morisë të televizioneve që mbrojnë pushtetin dhe atyre pak që mbështesin opozitën, por një partizanizëm të poleve të barabarta.

Shembulli që jep është kuptimplotë. Ai bazohet te protestat opozitare që nuk ka lënë rast pa i goditur me deklaratat e tij. Dhe ja seç thotë: “…le të marrim raportimin për protestat. Mediat që janë miqësore me njërën palë, i vendosin kamerat në pozicion të tillë që të tregojnë një turmë të madhe njerëzish. Mediat që janë miqësore me palën tjetër, përdorin dronin për të treguar se kishte shumë pak njerëz. Ky pasqyrim nuk është i balancuar brenda kanaleve, ai është i njëanshëm” thotë me të drejtë Broschard. Por ajo që ai bën sikur harron është elementare: sa është numri i mediave miqësore me palën që proteston dhe sa është numri i stërmadh i atyre që për protestat mendojnë njësoj si ish ambasadori gjerman. Sepse nëse 90% e televizioneve përfshirë edhe ato kombëtare, ndaj të cilave OSBE në Vienë ka bërë betejë që mos paguhen me taksat e shqiptarëve dhe mos ndryshojnë ligjin për pronësinë me ndihmën e pushtetit, i shërbejn këtij të fundit, qiraxhiu Broschard thjesht manipulon.

Manipulimi i dytë

I pyetur se si shpjegohet fakti që Shqipëria ka humbur disa vende në klasifikimin e lirisë së mediave të “Reportieres sans frontiere”, Bernd Brochardt ka përdorur gjuhën e Edi Ramës. Statusi i fundit i kryeministrit i gjuante Berishës duke thënë se në regjimin e tij janë keqtrajtuar gazetarët. Ndërsa diplomati qiraxhi thotë: Shqipëria ka qenë e pozicionuar mjaft mirë, në vendin e 62-të, por kjo ishte 13 vjet më parë. Deri në vitin 2013, pamë një përkeqësim të madh, Shqipëria ra nga vendi i 62-të në vendin e 102-të. Pas vitit 2013, pati sërish ngritje, deri vitin e kaluar, dhe tani ka sërish përkeqësim. Pra, kemi pasur përmirësim dhe më pas përkeqësim”.

Nuk ka diskutim që në kohën e Berishës së parë dhe të dytë gjendja e mediave ka qënë beterr, me gazetarë të burgosur e të plagosur. Por ai është shefi i zyrës së OSBE për këtë mandat, nuk është për të bërë histori. Fakti që s’shkon dot më larg tregon se nuk ka së paku as fantazinë për të gjetur një argument të ndryshëm nga Edi Rama.

Manipulimi i tretë

Në nga problemet që Borchardtt evidenton në sipërfaqe, por pa kërkuar shkaqet është presioni i pronarëve që ka sjellë si rrjedhojë edhe autocensurën. “Është çështja e vetëcensurës. Shumë gazetarë na thonë se ndihen nën presion nga pronarët e medias, se ka ndërhyrje nga ana e pronarëve” i ka thënë ai Zërit të Amerikës. Po cilët janë këta pronarë? A janë të njëjtët që akuzohen se marrin para publike, të implikuar në tendera pa garë dhe koncesione për i shërbyer pushtetit? A janë televizionet e tyre servis i qeverisë…Për këtë shefi i zyrës së OSBE-së hesht.

Manipulimi i katërt

Borchardtt është detyuar të flasë edhe për dhunën ndaj gazetarve që evidentoojnë “Reporterët pa kufi”, por duke u përpjekur ta relativizojë edhe atë se në vendet fqinj është më keq. “Pastaj është problemi i dhunës. Në vendet fqinjë është shumë më i dukshëm, por ndodh edhe këtu dhe është një gjë shumë e keqe. Kemi pasur disa sulme kundër gazetarëve që kanë qenë kërcënuese” mjafohet të thotë ai. Raporti i “Rporterëve…” për 2018 përfshinte edhe 3 gazetarë shqiptarë, si të kërcënuar nga krimi dhe politika, Klodiana Lala e televizionit News 24, Alida Tota dhe Basir Collaku duke nënvizuar se krimi i organizuar ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Por, megjithëse e ka lexuar Broshad harron të vëzhgojë se të tre të përmendurit me emër në raport janë gazetarë kritikë me qeverinë, ndërsa nga gazetarët pro saj nuk rrezulton asnjë i shantazhuar.

Këto pra janë mendimet e shefit të zyrës së OSBE që paguhet nga Viena për të mbikqyrur edhe lirinë e mediave në Shqipëri. Natyrisht ai e ka bërë në mënyrën e tij dhe me stilin tashmë të njohur për të marrë fjalën sa herë qeveria e Tiranës ndjehet e rrezikuar. Mund ta kishte ndihmuar edhe me heshtje, po të mos fliste, por ka zgjedhur të jetë aktiv, duke marrë kështu përsipër riskun e të qenit qesharak në sytë e një publiku, që nuk i servir dot argumenta të reja, përpara atyre që i ka thënë vetë Edi Rama.

©Lapsi.al

Intevista e Borchardt për Zëri i Amerikës

Të këshilluara

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë...

22:35

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI