Flash

Mardhënia mes Hayden dhe Brian përfundon në dhunë (Video)

Lapsi.al 4 May 2019

Një zënkë mes Hayden Panettiere dhe partnerit të saj, Brian Hickerson, ka konfirmuar shqetësimet e të afërmve se aktorja po përjetonte dhunë nga partneri i saj.

Brian Hickerson, u mbajt në arrest në dyshime për dhunë ndaj partneres së tij ditën e enjte, për t’u lënë i lirë pak orë më vonë pasi pagoi 50 mijë dollarë. Sipas “TMZ”, besohet se Hickerson sulmoi Hayden-in, gjatë një debati.

Ka kohë që miqtë dhe të afërmit e aktores shfaqin shqetësime në lidhje me marrëdhënien mes tyre. Në dhjetor Hickerson, aktor në disa filma me buxhet të vogël, mohoi publikisht akuzat ndaj tij se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Hayden Panettiere-it.

Është hera e dytë që Brian ndalohet me dyshimin se ka ushtruar dhunë mbi të afërmit. Në tetor, ai u mor në pyetje nga policia pas një sherri me të atin.

Marrëdhënia mes Hayden dhe Brian ka nisur në gusht të vitit të kaluar, kurse në nëntor ai i bëri një propozim- shaka aktores duke  u ulur në gjunjë dhe duke iu drejtuar me emrin e aktores së “50 Hijeve të Greit”:

“Dakota Fanning, a do të martohesh me mua?”

Të këshilluara

Almeda, pas lindjes së djalit vjen në ekran

Ajo dhe partneri i saj, aktori Tolgahan, do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithatë, Almeda duket se nuk do të marrë atë pauzën që çdokush merr pas shtatz...

16:30

Gjendet e vrarë në dhomën e hotelit Miss...

Fituesja e “Miss Uruguait” është gjendur e pajetë në një prej hoteleve të Meksikës. Fatimih Davila Sosa e cila ka fituar çmimin e madh në vitin 2006 u identifik...

15:11

Kylie dhe Travis, gati për fëmijë të dytë

Travis Scott dhe Kylie Jenner kanë ndarë disa foto shumë të bukura të familjes së tyre dhe mesa duket, çifti kërkon që ta zgjerojë akoma dhe më shumë atë. Burim...

15:40

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI