Flash

Botuesit e mëdhenj nuk dëshirojnë të publikohet autobiografia e Woody Allen

Lapsi.al 4 May 2019
Botuesit e mëdhenj nuk dëshirojnë të publikohet

Askush nuk dëshiron të publikojë autobiografinë e Woody Allen. Botuesit e mëdhenj kanë refuzuar të lidhin kontratë me regjisorin pasi nuk duan të dëmtojnë imazhin e tyre. Refuzimi ka nisur pas lëvizjes Me too, ku jo vetrëm kolegë uk kanë pranuar të punojnë më me të, por edhe Amazon për të njëtjën arsye nuk I shpërndan më filmat e regjisorit aq të lakamuar të hollivudit.

Botues të shtëpive prestigjiozë amerikane kanë refuzuar të publikojnë autobiografinë e Woody Allen. “New York Times” shkruan se shkak është bërë rishfaqja e akuzave të vjetra për ngacmim seksual ndaj vajzës së adoptuar të regjisorit. Vitin e kaluar Ëoody Allen propozoi një memoar – i cili është një histori e jetës së tij, ndryshe nga autobiografia, e cila është historia e jetës, por botuesit e mëdhej, sipas gazetës e refuzuan, madje pa e lexuar, dorëshkrimin e Allenit që kishin marrë nga agjenti i tij. Disa kanë përdorur fjalën “toksike” për të përshkruar rrezikun për të punuar me Allen në këtë moment: jo vetëm përçështje etikë, por edhe për rrezikun e një dështimi të madh tregtar.

Në mes të lëvizjes feministe #MeToo, Allen ishte kritikuar për mbrojtje pjesërisht të ish-regjisorit Harvey Weinstein, ndërsa akuza e vjetër për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farroë, ishte rishfaqur. Disa aktorë, si Colin Firth, thanë se nuk do të punojnë më me Allen, të tjerë që e kishin bërë atë kohët e fundit, përfshirë Rebecca Hall dhe Timothée Chalamet, të cilët vendosën të dhurojnë të ardhurat e kompensimit të tyre për organizatat që luftojnë ngacmimet seksuale. Për të njëjtën arsye, Amazon nuk shpërndau filmat e regjisorit.

Woody Allen kurrë nuk ka shkruar një autobiografi; në vitin 2003 ai ishte gati të lidhë një marrëveshje me shtëpinë botuese Penguin për 3 milionë dollarë, por përfundoi duke kërkuar më shumë para dhe pakti dështoi.

Të këshilluara

Almeda, pas lindjes së djalit vjen në ekran

Ajo dhe partneri i saj, aktori Tolgahan, do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithatë, Almeda duket se nuk do të marrë atë pauzën që çdokush merr pas shtatz...

16:30

Gjendet e vrarë në dhomën e hotelit Miss...

Fituesja e “Miss Uruguait” është gjendur e pajetë në një prej hoteleve të Meksikës. Fatimih Davila Sosa e cila ka fituar çmimin e madh në vitin 2006 u identifik...

15:11

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI